Nismat, PS: T’i shqyrtojmë neser në Parlament
TIRANE-Nje dite pasi Komisioni i Ligjeve rrezoi nenin per hapjen e kutive, Partia Socialiste mblodhi sot grupin parlamentar ku vendosi hapat që do të ndërmerren në seancen plenare qe do te mbahet ne Parlament, me 18 Mars. ne perfundim te mbledhjes, grupi socialist vendosi pjesmarrjen në seacën e nesërme 18 Mars, me qëllim vetëm shqyrtimin e nismave të propozuara nga opozita për hetimin e zgjedhjeve të 28 Qershorit.
Një ditë më parë socialistet braktisën Komisionin e Ligjeve pas propozimeve që bënë demokratet për ndryshim të nismave të PS për hetim të zgjedhjeve të 28 Qershorit.
Anëtarësia e djathtë e Komisionit të Ligjeve rrëzoi nenin që rekomandonte hapjen e kutive, një prej kërkesave kryesore të Partisë Socialiste për hetimin e zgjedhjeve të Qershorit.
Në një letër të hapur drejtuar kryeministrit, Kreu i Socialistëve, Edi Rama tha se veprimet e Komisionit treguan se Berisha ka frikë të hapë kutitë.
Kuvendi, me një vendim të veçantë, vendosi shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të nismës së PS-së, e cila pritet të diskutohet në parlament në seancën plenare të 18 Marsit.
Ndërkkombëtarët ndërkaq kanë bërë thirrje që zgjidhja për zgjedhjet të arrihet nga palët deri më 18 Mars.
(d.b/BalkanWeb)