Industria tekstile pritet të hapë më shumë vende pune
29/08/2011 Heqja e doganës
Heqja e tarifës doganore për lëndët e para të konfeksioneve dhe produkteve të gatshme të veshjeve, po sjell efektet e para pozitive për këtë industri. Kryetari i Shoqatës së Fasonëve, Gjergji Gjika, ka theksuar këto efekte do të shihen në vijim në rritjen e cilësisë së prodhimit dhe kapaciteteve. Sipas tij, në të ardhmen e afërt pritet të hapen vende të reja të punës, si dhe të rriten të ardhurat në euro për kompanitë, që ushtrojnë aktivitetin në këtë sektor. Kjo masë lehtësuese fiskale pritet të ndikojë edhe në futjen e më shumë produkteve në tregun vendas. Sipas fasonistëve, Shqipëria është favorite si nga afërsia gjeografike, ashtu edhe si vend me eksperiencë tashmë në këtë fushë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, gjatë periudhës janar-maj të këtij viti, kategoria e produkteve të eksportit me peshën më të madhe ndaj totalit të eksporteve në vlerë ishte “Mallra të tjerë të përpunuar”, ku përfshihen kryesisht produktet tekstile me karakter rieksportues. Kjo kategori ka ruajtur një prirje të qëndrueshme rritëse gjatë periudhës së parë të vitit. Eksporti i kësaj kategorie është zgjeruar me rreth 16.3 për qind. Ecuri të ngjashme vjetore sipas të dhënave, shfaqi edhe eksporti i kategorisë “Mallra të përpunuar”, duke u rritur me 47.9%.