E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet, mbërrijnë dhe dorëzohen 5.7 tonë ndihma greke në Shkodër

Shkodër, 14 Janar NOA - Automjete ngarkuar me
ndihma humanitare për banorët e prekur nga përmbytjet e veriut të Shqipërisë, mbërritën
dje nëpërmjet pikës kufitare të Kapshticës.

Ndihmat u dërguan nga Ministria e Mbrojtjes së
Greqisë dhe Kryqi i Kuq Grek, nëpërmjet Shërbimit për Bashkëpunim Zhvillimor të
Ministrisë së Jashtme (Hellenic Aid).

Këto materiale u dorëzuan mëngjesin e sotëm, në
ambientet e grumbullimit të ndihmave humanitare ne aeroportin e Gjadrit në Lezhë.

Ndër materialet e dërguara si ndihmë nga
Greqia, ishin një pompë me pajisjet përkatëse, shumë e vlefshme për largimin e
ujërave që kanë përmbytur zonat e banuara në Shkodër, një gjenerator elektrik,
por edhe ushqime, ilaçe dhe material tjetër mjekësor, me një peshë të përgjithshme
prej 5.7 tonësh.

r.b/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›