METE mbyll portat e shkarkimit në HEC-in e Fierzës

Tiranë, 14 janar
NOA/Update - Portat e shkarkimit të ujit në urën e katërt të HEC-it të Fierzës
do të mbyllen.
Zëvendësministri
i Energjitikës, Leonard Beqiri u shpreh sot se ne njoftojmë të gjithë
opinionin publik se duke filluar nga ora 12 e ditës së sotme do të ndalen të
gjitha shkarkimet e ujit në tunelin numër katër e hidrocentralit të Fierzës, si
dhe nga tunelet e hidrocentralit të Komanit.
Nga ana tjetër zv/ministri
i Energjetikës ka bërë me dije se shkarkime do të ketë vetëm në
Hidrocentralin e Vaut të Dejës dhe ato do të jenë në masën 200 metër kub ujë në
sekondë nga porta.
E gjithë kjo
sipas Beqirit do të bëhet sepse niveli i ujit në HEC-in e Fierzës ka arritur në
kuotën e 290 metër, kuotë e cila është përcaktuar si normale për këto prurje
për këtë periudhë në rregulloren e trajtimit të plotave në Hidrocentralet e
kaskadës së Drinit. Prurjet aktuale në HEC-in e Fierzës rënditen në 400-450
metër kub ujë në sekondë.
Këto prurje sipas
Beqirit do të përpunohen nga turbinat e këtij hidrocentrali.
Edhe prurjet që
do të lëshohen nga turbinat e HEC-it të Fierzës kemi mundësi që ti përpunojmë
nga turbinat e HEC-it të Komanit, niveli i ujit të të cilit është në kuotën e
170-180 metër. HEC-i i Vaut të Dejës nuk ka mundësi që ti përpunojë të gjitha
prurjet që i vijnë nga HEC-i i Komanit dhe ato anësore.
k.k/NOA