Studimi: Stresi në mjedisin e punës, si ta trajtojmë shefin

Brigton, 15 janar, NOA - Një punë bëhet veçanërisht stresuese bazuar në
marrëdhëniet që punonjësit jetojnë me shefin e tyre. Një fakt i tillë pohohet
nga psikologët, sipas të cilëve, shpesh shefi mund të shihet në një dritë të
keqe dhe ai vetë nuk mund të jetë i vetëdijshëm për sjelljen e tij por nëse
vartësi mund të gjykojë nivelin e
aftësisë konstruktive të shefit, mund të fitojnë një raport pune të shëndetshëm
dhe të lumtur së bashku.
Kjo tezë u paraqit në konferencën e
profesionale psikologjike nga shoqëria britanike e Psikologjisë, e cila u mbajt
gjatë datave 13-15 janar në Brigton të Britanisë së Madhe.
Ajo doli me përfundimin sesi marrëdhëniet mes
shefit dhe vartësit janë shkaku më i zakonshëm stresit në vendin e punës.
Studimi përfshiu 150 menaxherë dhe 500 punëtorë dhe gjeti se nëse këta të
fundit kishin aftësinë ta gjenin më së miri pikën e dobët të shefit të tyre,
kishin një përmirësim të rezultateve në punë, por edhe raporteve brenda saj.
"Pasojat e stresit janë shumë të
përbashkëta dhe ato karakterizojnë si shefin, ashtu edhe vartësin, prandaj ky i
fundit duhet të gjejë mënyrën e duhur për ta parë shefin dhe për ta trajtuar atë,
megjithë të metat që mund të ketë, në mënyrë që të sigurojnë një marrdhënie sa
më korrekte, tha dr.Ema Donaldson-Feilder e cila ka drejtuar studimin në fjalë.
n.e/NOA