E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon protesta e pedagogëve të Universitetit të Vlorës

Vlorë, 15 janar, NOA Ka vazhduar edhe ditën
e sotme protesta e pedagogëve të Universitetit të Vlorës, të cilët kërkojnë më
shumë mjedise ku të zhvillojnë procesin e tyre normal të mësimit. Ndërsa pak
javë më parë ky universitet u pushtua nga një grevë e studentëve, këtë radhë
janë pedagogët e tij të cilët kërcënojnë me ndërprerjen e mësimit nëpër
auditore.

Kjo pasi ata kanë firmosur një peticion
drejtuar ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj për mosplotësimin e 3 kërkesave të
tyre të publikuar muaj më parë.

Në këtë mënyrë, këta pedagogë kanë
paralajmëruar se do të ndërpresin mësimin deri në një kohë pa afat, derisa të
gjejnë plotësim kërkesat e tyre.

n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›