E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet në Lezhë, Prifti: Jo për shkak të menaxhimit të kaskadës

TIRANE- Ministri i Energjetikës Dritan Prifti deklaroi se dalja nga shtrati e lumit Drin, si pasojë e rreshjeve të dendura nuk ka shkaktuar përmbytje në zonat e banuara por vetëm në toka djerrë. Siaps tij, situata e krijuar në Tale ku disa banesa u zhytën në ujë nuk erdhi si pasojë e rreshjeve pore përmbytjes së hidrovorit nga argjinatura. “Nuk kemi pasur dalje serioze të Drinit nga shtrati , ka pasur vetëm përmbytje të pak hektarëve tokë djerrë dhe nuk ka pasur problematikë në zonat e banuara. Në qoftë se dje është raportuar një përmbytje e një hidrofori në Tale në Lezhë, ajo ka ndodhur për shkak të disa problemeve të argjinaturës dhe jo për shkak të menaxhimit të kaskadës. Kjo situatë tashmë është stabilizuar, ne për momentin jemi duke vazhduar shkarkimin e ujrave vetëm në Vaun e Dejës” shpjegoi Prifti. Ministri ka deklaruar gjithashtu se edhe gjatë ditëve të ardhshme pritet që situata të jetë e vështirë si pasojë e rreshjeve. Nga kaskada e Drinit po prodhohet energji në nivelet maksimale. Një pjesë e kësaj energjie do të eksportohet ndërkohë që në KESH është zhvilluar tenderi për shitjen e energjisë. Koorporata do të kërkojë eksportin e rreth 6 milion kilovat/ore në ditë për gjithë muajin janar. (e.n/News24BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›