E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qipro, policia gjen eshtrat e vjedhura të ish presidentit

QIPRO- Policia qipriote ka gjetur më në fund eshtrat e ish presidentit të këtij vendi Tasos Papadopulos, kufoma e të cilit u vodh nga varri 3 muaj më parë. Vjedhja e kufomës u bë për arsye shpërblimi. Ky është një nga krimet më të mëdha në historinë e këtij ishulli ndërsa kufoma u gjet në varrin e dikujt tjetër. E veja e Papadopulos u shpreh se mori fund një ankth i tmerrshëm ku ajo dhe familjarët e saj kanë jetuar gjatë muajve të fundit.

Nuk është e qartë se cfarë shpërblimi ju kërkua familjes së Papadopulos nga hajduti i kufomës. Dihet se familja e ish presidentit ka mjaft biznese fitimprurëse. Policia në fakt nisi hetimet për këtë ngjarje që kur ndodhi , deri sa më në fund u lokalizua vendi ku ishte rivarrosur kufoma.
Papadopulos vdiq në dhjetor 2008 pas një sëmundje të rëndë ndërsa eshtrat e tij u vodhën në 1 vjetorin e vdekjes në dhjetor 2009. Analizat e ADN-së konfirmuan se trupi i përkiste ish presidentit .
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›