E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Integrimi i serbëve, me dialog jo me dhunë

PRISHTINE- “Kosova nuk do t’i detyrojë serbët në veri që të integrohen, por do të synojë t’i nxitë që të bëhen pjesë e shtetit përmes stimuleve dhe investimeve” kështu deklaroi sot kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi për agjencinë Reuters.
“Nuk do të ketë dhunë apo veprime të njëanshme, por vetëm dialog dhe bashkëpunim”, theksoi kreu i qeverisë.

Thaci theksoi se planifikon të marrë pjesë në takimin rajonal në Slloveni, dhe se do të mund të takohej edhe me presidentin serb, Boris Tadic.
“Nuk kam dilema dhe nuk ngurroj t’i jap dorën asnjë udhëheqësi, i cili është zgjedhur në mënyrë demokratike, përfshirë Tadicin. Ne jemi udhëheqës, duhet ta lëmë pas të kaluarën dhe të fokusohemi në të ardhmen”, tha Thaçi.”

Ai gjithashtu e ka mirëpritur thirrjen e djeshme të përfaqësuesit të BE-së, Piter Feith, për të hequr zyrtarët e korruptuar nga pozitat e larta të qeverisë së Kosovës.
“është një sëmundje që e kemi trashëguar. Nuk do të ketë kompromise, kudo që ka korrupsion, ai do të luftohet”, u shpreh Thaçi.
(e.n/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›