Përmbytjet në Shkodër, te dhenat e fundit

Shtabi i Emergjencave civile ka publikuar të dhënat më të fundit në zonat e përmbytura në Shkodër. Kështu 3122 familje ose 10120 banorë vijojnë të jenë të evakuar, ndërsa 4 165 janë kthyer në shtëpitë e tyre pas tërheqjes së ujit.
Ndërkohë 9 440 hektarë tokë vijojnë të jenë nën ujë, po ashtu të përmbytura janë 4 660 shtëpi.
Përsa i përket nivelit në hidrocentrale gjendja paraqitet më e përmirësuar. Në hidrocentralin e Fierzës niveli është 286.27 metra, prurjet janë 400 metra kubë në sekondë dhe shkarkimet 877 metra kubë në sekondë. Ndërsa në Koman, niveli është 171.09 metra, prurjet janë 1002 metra kubë në sekondë dhe shkarkimet 951 metra kubë në sekondë. Ndërsa në Vaun e Dejës niveli është 74.28 metra, prurjet 971 metra kubë në sekondë dhe shkarkimet 741 metra kubë në sekondë.