E Diel, 1 Nëntor 2026

Këputet spiranca e tragetit, bllokohet Porti i Durrësit

Durrës

Këputja e spirancës së njërit prej trageteve të kompanisë “Tirrenia” gjatë ditëve me mot të keq ka nxjerrë në det bigën “Adem Reka”, e cila është angazhuar për nxjerrjen e saj nga baseni portual. Puna për nxjerrjen e spirancës së tragetit ka pezulluar përkohësisht dhe hyrje-daljet në port, po burime nga Kapitaneria e Durrësit bënë të ditur se po shfrytëzohet një orar i qetë, pa shumë lëvizje. Ndërkohë, biga që mban emrin e heroit “Adem Reka”, mjete të portit detar e palombarët kanë punuar ditën e djeshme për nxjerrjen nga thellësia të spirancës disa tonësh të tragetit “Flaminia” që operon në linjën Durrës-Bari. Operacioni është i kushtueshëm, po dhe i domosdoshëm, pasi trageti nuk mund të lëvizë pa të. Moti i keq shpesh është bërë shkak i këputjes së spirancave të anijeve dhe daljes së tyre në cekëtinë, duke vënë në rrezik sigurinë e tyre dhe të mjeteve të tjera lundruese të ankoruara pranë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›