Riparohet linja e tensionit të lartë rikthehet energjia
Kukës
Riparimi i linjës së tensionit të lartë Fushë Arrëz-Kalimash-Fierzë ka rikthyer energjinë elektrike mesditën e së hënës në të gjithë qarkun e Kukësit. Sipas drejtuesve të OSSH-së energjia elektrike pas riparimit të defektit koha e furnizimit nuk ka qenë e njëjtë për të gjitha zonat, Në zonat rurale dritat u ndërprenë edhe gjatë paradites së hënë, pasi temperaturat ulëta të këtyre 24 orëve kishin krijuar edhe defekte të tjera në linjat e tensionit të mesëm. Kjo situatë përfshiu të gjithë qarkun e Kukësit dhe edhe pse pati përpjekje për furnizimin nëpërmjet Ulzës ajo nuk mundi që të përballojë ngarkesën e krijuar.
#