E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: PS letër KE-së për heqjen e kredencialeve të delegacionit shqiptar

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli akuzon PS-së për një atentat të qëllimshën ndaj Shqipërisë në Këshillin e Evroës. Ajo deklaron se më 24 janar PS nëpërmjet një letre firmosur nga Arta Dade i ka kërkuar KE-së heqjen e kredencialeve të delegacionit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare. "Me këtë letër, PS ka kërkuar de facto përjashtimin e Shqipëisë nga Asambleja", u shpreh Topalli. Sipas kryeparlamentares, PS mashtron kur deklaron se kryetarja e Kuvendit nuk respekton proporcionalitetin në delegacionin shqiptar në KE.
Por sipas kryeparlamentares, sot, Këshilli i Evropës pasi verifikoi se delegacioni nuk ka mungesë së balancës dhe nuk është shkelur rregullorja, Komiteti i Rregullores ka shkrirë kredencialet e delegacionit shqiptar.
Kryetarja e Kuvendit tha se dëgjoi me vëmendje shpifjet derisa u vendos sot për shkrirjen e kredencialeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›