E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet, numri dy i diplomacisë greke telefonon Metën

Autori i Lajmit: RedaksiaMinistri i Jashtëm Plotësues i Greqisë, Dimitris P. Drucas, telefonoi dje zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Ilir Meta, në lidhje me situatën e krijuar si pasojë e përmbytjeve në veri të vendit. Gjatë bisedës telefonike, ministri i Jashtëm Plotësues i Greqisë i shprehu Metës solidaritetin e Greqisë në këto momente të vështira duke theksuar se “Qeveria greke është pranë Qeverisë dhe popullit shqiptar”. Ai shprehu gatishmërinë e Greqisë për të ndihmuar konkretisht në menaxhimin e gjendjes së krijuar si dhe për ndihmat e para që Qeveria greke ka nisur në drejtim të Shqipërisë, asistencë që do të vazhdojë në varësi të nevojshmërisë në terren. Meta e falënderoi z. Drucas për përgjigjen e shpejtë të Qeverisë greke ndaj kërkesës për asistencë të Qeverisë shqiptare dhe e informoi atë rreth masave të marra nga autoritetet shqiptare për menaxhimin me dëme sa më minimale të situatës së krijuar dhe rreth koordinimit të asistencës për familjet e prekura nga përmbytjet.

Ky lajm është publikuar: 10/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›