E Diel, 1 Nëntor 2026

Vriten 10 punëtorë mjekësorë në Afganistan

Kabul, 7 gusht – Zyrtari i një organizate bamirëse deklaroi se gjashtë amerikanë dhe dy të huaj të një misioni mjekësor janë në mesin e 10 të vrarëve nga talibanët në një zonë të largët në veri të Afganistanit.

Dirk Frans, drejtori i International Assistance Mission (IAM), tha se grupi po kthehej në Kabul nga provinca Nuristan, kur u vranë në provincën Badakhshan. IAM është organizatë joprofitabile e krishterë që siguron shërbimet shëndetësore për popullin afgan.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabiullah Mujahid, deklaroi për AP në Pakistan se ata kanë vrarë tetë të huaj dhe dy përkthyes afganë, pasi që po spiunonin për amerikanët dhe po predikonin Krishterimin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›