Përmbytjet, studentet sensibilizohen me banorët e dëmtuar, thirrje për kontribut

Tiranë, 10 janar NOA Këshilli Kombëtar Studentor
ka nisur të grumbullojë kontribute për tu ardhur në ndihmë banorëve të zonave të
dëmtuara nga përmbytjet në veri të vendit.
KKS duke qëndruar pranë në këto momente të vështira
për banorët e zonave të përmbytura shpreh dëshirën duke inkurajuar çdo njeri
nga ne të kontribuojë në përballimin e këtyre ditëve të fatkeqësisë natyrore.
Duke u solidarizuar me banorët të cilët po përballen me vështirësi tepër
serioze, në ftojmë që të tregohemi human, të ndjeshëm, vigjilent dhe të gatshëm
për të ndihmuar me sa të mundemi kjo ka qenë thirrja e Këshillit Kombëtar
Studentor, stafi i së cilit ka filluar të grumbullojë kontributet e studentëve
në numrin e llogaris 1054331801 në Lek dhe 1054331802 në Euro.
Sipas KKS-së, llogaritë janë pranë Intesa
SanPaolo Bank.
k.k/NOA