E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytjet,në banka janë mbledhur 110 milionë lekë e 250 mijë euro

 Trazhgim SokolajPërmbytjet në Shkodër kanë nxjerrë jashtë përdorimit në zonat e prekura ujin e pijshëm nga ujësjellësi. Ministri i Brendshëm Lulzim Basha, kryetar i Komitetit Ndërministror të Emergjencës, tha dje se banorëve të zonave të përmbytura u është dhënë rekomandim nga organet e shëndetësisë që të mos konsumojnë ujin e pijshëm nga ujësjellësi të paktën për dy ditë, deri në një urdhër të dytë. Ministri i Brendshëm doli para medias dje në ora 15:30 me një bilanc mbi operacionin 15-ditor të emergjencës zhvilluar në disa komuna dhe lagje të Shkodrës, pas përmbytjes së 11400 hektarëve tokë. Basha konfirmoi se aktualisht janë nën ujë vetëm 7770 hektarë tokë, duke konfirmuar kështu se uji është larguar nga rreth 4 mijë hektarë tokë. Basha konfirmoi se ka pasur tërheqje uji edhe nga banesat duke theksuar se aktualisht nën ujë janë vetëm 1620 shtëpi nga më shumë se 2 mijë që ishin përmbytur. Sipas ministrit ditën e djeshme në Shkodër mbaheshin të evakuuar dhe nën kujdes nga autoritetet 2852 persona ndërsa të gjitha rrugët ishin të kalueshme.Operacioni i emergjencësI pyetur në lidhje me faturën e dëmit të shkaktuar nga përmbytjet, ministri i Brendshëm nuk dha shifra por tha se operacioni i emergjencës, i vlerësuar edhe nga partnerët ndërkombëtare, arriti qëllimin e tij madhor: asnjë jetë e humbur nga banorët e zonave të prekura. Në këtë aksion 15-ditor, sipas Bashës janë angazhuar 900 efektiva të ushtrisë shqiptare dhe 115 forca nga ushtritë e vendeve fqinje, si Kosova, Maqedonia, Greqia dhe Italia. Ministri tha se gjatë aksionit janë shpërndarë 315 tonë ushqime, 115 tonë ujë dhe 95 tonë koncentrat për bagëtinë. Forcat e angazhuara në terren deri dje, kanë evakuuar mbi 2800 banorë dhe 758 bagëti. Gjatë operacionit është bërë transportimi i mbi 20 personave të sëmurë nga toka dhe ajri nga zonat e tyre të banimit për në spitalet ose qendrat shëndetësore në Shkodër. Ministri Basha konfirmoi kalimin e situatës emergjente duke thënë se forcat italiane dhe greke janë larguar nga Shqipëria në 14 janar bashkë me mjetet e angazhuara. Gjatë aksionit të emergjencës, Basha tha se janë kryer më shumë se 800 analiza mbi ujin e pijshëm. Ai tha se në këtë operacion janë angazhuar më shumë se 597 efektiva policie të cilat kanë bërë bllokimin e rrugëve të pa kalueshme dhe sigurimin e rendit, pasurisë dhe qetësisë publike. Ministri tha se është realizuar furnizimi me energji elektrike i mbi 90 për qind të zonës, përmes ndërhyrjeve në nënstacionet elektrike duke ngritur pajisjet që të mos prekeshin nga uji. Në lidhje me bagëtitë e ngordhura në zonat e prekura nga përmbytjet, Basha dha se numri i tyre ka qenë minimal. Ai tha se prefekti ka nxjerrë urdhër të posaçëm dhe qendrat shëndetësore kanë marrë masat për dezinfektimin e zonave dhe groposjen e bagëtive dhe shpendëve të ngordhur nga uji. Basha tha se ushtria është kujdesur në evakuimin e personave në rrezik, furnizimin me energji elektrike, ruajtjen dhe forcimin e argjinaturave të lumenjve dhe ruajtjen e rendit në të gjithë zonën e përmbytur. Gjatë gjithë kohës në ndihmë të banorëve kanë qenë 370 mjekë, infermierë, mami dhe personel ndihmës mjekësor. Sipas Bashës gjendja në kaskadën e lumit Drin është përmirësuar pasi dje, Fierza ishte në nivelin 289.9 metër, Komani në nivelin 170.6 dhe Vau Dejës 74.6. Sipas Bashës, deri dje në ora 15:30 ishin konfirmuar 110 milionë lekë të reja dhe 250 mijë euro ndihmë financiare depozituar në banka nga qytetarët dhe donatorët për banorët e prekur.Operacioni i emergjencësDje nën ujë7770 hektarë tokë1620 shtëpi2852 të evakuuarForca të angazhuara900 nga ushtria shqiptare115 nga Kosova, Italia, Greqia e MaqedoniaNdihma të shpërndara315 tonë ushqim115 tonë ujë95 tonë koncentrat1500 copë çorapeMasat1150 metër linetrar argjinaturë2340 thasë me rërë të vendosurZonat e ndërhyrjesObot dhe DajçMali i JushitKomuna BushatKomuna BerdiceKomuna VelipojëAjasëmBaçallekLivadet110 milione leketë reja janë grumbulluar deri dje pas medsitës në llogaritë bankare të hapura për donacionet në ndihmë të banorëve të zonave të përmbytura në Shkodër. Kësaj shume i shtohen edhe 250 mijë euro

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›