E Shtunë, 31 Tetor 2026

Subashi: Heqja e mandatit, për individë

 Aristir LumeziAnëtarja e KQZ-së Dëshira Subashi, duke hedhur dritë mbi dispozitat ligjore që rregullojnë ndërprerjen e mandatit të deputetëve kur ata nuk bëjnë betimin, shprehet për "Panorama" se ligji ka pasur parasysh ndërprerje të një mandati dhe jo një grupi deputetësh.Nëse deputetët e PS nuk bëjnë betimin në parlament, si veprohet me mandatin e tyre?Kodi Zgjedhor, në nenin 164, përcakton qartë rastet kur mandati i deputetit ndërpritet dhe zëvendësohet. Sipas kësaj dispozite, mandati i deputetit i fituar sipas neneve 162, 163 të këtij Kodi, ndërpritet vetëm për shkaqet e parashikuara në nenin 71 të Kushtetutës. Nuk përbëjnë shkak për ndërprerje të mandatit marrëveshjet apo deklaratat individuale apo kolektive për heqje dorë nga mandati. Në rastin e shkronjave "a" dhe "b" të pikës 2 të nenit 71 të Kushtetutës, deputeti deklaron në mënyrë publike, përpara komisionit përkatës të Kuvendit refuzimin për të bërë betimin ose heqjen dorë nga mandati. Në këtë rast Kuvendi, jo më vonë se 30 ditë, njofton KQZ-në për krijimin e vakancës. Mandati i ndërprerë i kalon kandidatit vijues të listës të së njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse. Siç kuptohet nga përmbajtja e kësaj dispozite, janë të qarta rastet dhe procedurat që duhen ndjekur për këtë vendimmarrje. Gjithsesi, të tërheq vëmendjen fakti që si dispozitat Kushtetuese ashtu edhe dispozitat e Kodit Zgjedhor që bëjnë fjalë për ndërprerje të mandatit të deputetit, gjithnjë bëjnë fjalë për deputetë të veçantë dhe jo për një grup deputetësh. Si veprohet kur deputetët nuk paraqiten për të bërë betimin? Përgjigjen unë nuk e gjej të shprehur në Kushtetutë e as në Kodin Zgjedhor. Rregullorja e Kuvendit e ka përcaktuar se kur deputetët mungojnë në seancën e betimit, ato betohen në seancën e parë ku marrin pjesë. Me këtë përcaktim, nuk janë të përcaktuar afate për bërjen e betimit. Sa është afati i përcaktuar kohor pas të cilit u skadon ushtrimi i mandatit deputetëve?Në çështjen për të cilën ju më pyesni, lidhur me mbarimin e mandatit të deputetëve, kjo është e përcaktuar në nenin 71 të Kushtetutës. Sipas kësaj dispozite, mandati i deputetit mbaron: a)kur ai nuk bën betimin; b)kur heq dorë nga mandati; c)kur vërtetohen një nga shkaqet e papajtueshmërisë të parashikuara nga nenet 69 e 70, d)kur mbaron mandati i Kuvendit d)kur mungon pa arsye 6 muaj rresht në Kuvend, dh)kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi. Këto janë rastet kur bëhet edhe mbarimi i mandatit të deputetit. Por për skadimin e mandatit, kushtetuta kërkon që mungesa në kuvend të jetë për shkaqe të paarsyeshme. Cili është roli i KQZ-së në zgjidhjen e këtij ngërçi dhe si vepron ky institucion?KQZ, bazuar në nenin 164 te Kodit Zgjedhor, pas marrjes së njoftimit nga Kuvendi, për krijimin e vakancës, merr vendimin përkatës. Të gjitha procedurat e zëvendësimit janë parashikuar në nenin 164 të Kodit Zgjedhor. çfarë po bën KQZ me kutitë e votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit. Ka ndonjë vendim për asgjësimin e tyre? Lidhur me kutitë e votimit në zgjedhjet e 28 Qershorit, KQZ ende nuk ka një vendimmarrje për arkivimin e materialeve zgjedhore, ato vazhdojnë të jenë materiale në ruajtje nga institucioni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›