E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmendorja e Lekës së Madh mund të rrëzohet?

Nga Express më 15 qershor 2011 në ora 12:18

Në sheshin “Maqedonia” në Shkup, të martën filloi vendosja e përmendores së Aleksandrit të Madh.

Nga Komuna Qendër njoftuan se punimet ndërtimore për vendosjen e skulpturës do të zgjasin 15 ditë.

Ndërsa, më pas do të vijë deri te lidhja dhe sendërtimi i pjesëve nga të cilat përbëhet ajo.

Procedurat teknike dhe aktivitetet për vendosjen e skulpturës do të bëhen nga ana e ekipit profesional nga persona nga fonderia "Ferdinando Marineli", ku është bërë skulptura.

Pas vendosjes së skulpturës, pjesë-pjesë do të rregullohet hapësira rreth shatërvanit dhe do të vendoset ndriçim.

Vetëm lartësia e përmendores është 12 metra, ndërsa bashkë me bazamentin arrin në 22 metra.

Mirëpo, me ardhjen e përmendores në Shkup, gjithnjë e më të zëshme janë spekulimet se shtylla ku është e paraparë të vendoset “Leka i Madh” nuk do të mund ta mbaj gjithë peshën dhe madhësinë e tij.

Sipas informacioneve jo zyrtare, është e mundshme që përmendorja të bie, menjëherë pas vendosjes së saj.

Pasigurinë e rritë edhe fakti se qeveria ka kërkuar mendim na Instituti i inxhinierisë dhe sizmologjisë vetëm për stabilitetin e shtyllës, por jo edhe për tërë përmendoren.

Nga Instituti kanë konfirmuar se garantojnë për stabilitetin e shtyllës, por jo edhe për kalin dhe Lekën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›