E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rubini: Eurozona mund të shpërbëhet

Nga Express më 15 qershor 2011 në ora 12:57

Ekonomisti i njohur, Nuriel Rubini, i cili parashikoi krizën financiare globale të vitit 2008, vlerëson se vendet nga periferia e eurozonës do të mund ta braktisnin bashkimin monetar evropian gjatë pesë viteve të ardhshme.

Këtë vlerësim Rubini e ka paraqitur në një shkrim të publikuar në "Financial Times", si edhe në një konferencë në Singapor.

Sipas Rubinit, kriza debitore e dobëson eurozonën dhe nxjerr në sipërfaqe dobësitë e
bashkimit monetar evropian.

Eurozona, në të vërtetë, asnjëherë nuk ka qenë zonë optimale monetare.

''Te vendet e eurozonës ekzistojnë ende dallime të mëdha dhe drastike ekonomike, ndërkaq edhe konkurrenca e tyre gjithashtu është me dallime të mëdha'', tha Rubini.

Ai vlerëson se mungesa e disiplinës buxhetore në vende si Greqia dhe Portugalia, përputhet me spekulime në shtete të tjera si Spanja dhe Italia, duke sjellë që vendet periferike nga eurozona të bëhen më pak konkurruese.

Rubini mendon se për të funksionuar një zonë monetare, duhet që ajo të shoqërohet nga politika buxhetore me burime mbi-nacionale të të ardhurave dhe emisione të obligacioneve të përbashkëta sovrane.

"Mungesa e harmonizimit ekonomik e çon eurozonën drejt disfatës", mendon Rubini.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›