Permet banoret thahen per uje te pijshem
Banoret e qytetit te Permetit kane me shume se dy jave qe vuajne mungesen e ujit te pijshem. Shkak eshte bere nje defekt i rende ne nje prej elektropompave te ujesjellesit dhe deshtimi i nje investimi prej 9.45 milione lekesh per vendosjen e nje elektropompe qe u permbyt nje vit me pare nga vershimi i ujerave te lumit te Vjoses. Problemet ne furnizimin me uje te pijshem kane nisur qysh nje vit me pare por jane renduar dy jave me pare kur edhe elektropompa e dyte qe ishte ne pune ka dale jashte funksioni. Eumlshte djegur elektromotori qe e mbane ne pune prej me shume se 30 vjetesh thote K.T. nje prej banoreve te ketij qyteti. Dalja jashte pune e stacionit te dyte te elektropompave ka shkaktuar veshtiresite per te cilat ankohen konsumatoret. Pothuajse 80 e qytetareve qe banojne ne katet e dyta te pallateve nuk arrijne te furnizohen normalisht me uje te pijshem.
Burime te bashkise se qytetit thone se eshte gjendja e veshtire financiare e ndermarrjes se ujesjellesit ajo qe ka shkaktuar krizen aktuale te furnizimit me uje te permetareve pasi sipas ketyre burimeve arka e saj eshte pothuajse bosh dhe per kete shkak behet e pamundur riparimi i elektropompes. Nderkaq drejtuesit e ndermarrjes se ujesjellesit thane se nese do te ishte dorezuar objekti per ndertimin e te cilit u investuan nga qeveria rreth 945 milione leke nuk do te ishte e nevojshme te investohej per nje elektropompe te re. Sidoqofte perplasjet dhe mosmarreveshjet mes bashkise si investitore e elektropompes qe nuk u vu kurre ne pune dhe drejtuesve te ndermarrjes se ujesjellesit i kane irrituar banoret permetare te cilet jane te detyruar te mbushin uje ne burimet tradicionale te Gurres se Madhe apo nga katet e para te pallateve ku per rreth 30 minuta ne dite vazhdon te pikoje pak uje.