E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmet, bombola e gazit djeg një shtëpi

Një banesë në fshatin Petran, 15 km larg qytetit të Përmetit, u dogj plotësisht dje paradite, si pasojë e një zjarri që mendohet të jetë shkaktuar nga një bombol gazi. Gentian Mullai, zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, tha se "zjarri përfshiu banesën e shtetasit Ladi Simoni dhe se në momentin e shfaqjes së tij për fat në shtëpi nuk ndodhej asnjë nga anëtarët e familjes". Sipas Mullait, efektivat e policisë dhe shërbimit zjarrfikës ndërhynë në kohë për shuarjen e flakëve, duke shmangur përhapjen e tyre në banesat që ndodheshin pranë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›