Përmet, pranga 32-vjeçarit për trafik
PËRMET- Policia e Përmetit ka vënë në pranga një 32-vjeçar, që tentoi të kalonte ilegalisht drejt Greqisë tre shtetas. Informacione zyrtare të policisë kanë bërë të ditur se shtetasi Albert Lika, lindur dhe banues në Tiranë është ndaluar pasditen e djeshme, në afërsi të qytetit të Përmetit. "Ky shtetas është kapur nga shërbimet e policisë së Komisariatit të policisë Përmet, duke transportuar me automjetin e tij tip Audi me targa Tr 58 67 H, tre shtetas nga rrethi Gramsh, në drejtim të Tre Urave Përmet, të cilët donte t'i kalonte në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit të gjelbër për në shtetin Grek kundrejt fitimit 2000 Euro për person",- thuhet në komunikatën zyrtare për shtyp.
Ndërkaq, në cilësinë e provës materiale është bërë sekuestrimi i automjetit, ndërsa mbi 32-vjeçarin rëndon akuza e "Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit".