E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmet, qytetarët kthehen në grekë, Gjykata kërkesë Kushtetueses: Shikoni ligjin

TIRANE-Ndryshimi në masë që po i bëhet kombësisë shqiptare ne ate greke nga qytetarët e Permetit ka qene shkaku qe Gjykata e Përmetit i ka drejtuar sot një kërkesë Gjykatës Kushtetuese kundër ligjit për gjendjen civile.

Gjykata e Përmetit duke argumentuar se 500 qytetarë nga ky qytet kanë ndryshuar kombësinë shqiptare në atë greke, dhe duke vënë në dukje fluksin e kërkesave në rritje për ndryshim kombësie ka kërkuar me urgjencë ndalimin e ligjit për gjendjen civile që lejon lehtësisht këto ndryshime.

Gjykata e Përmetit thekson më tej se aktualisht ka pezulluar kërkesat për marrjen e kombësisë greke deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo kërkesë e Gjykatës së Përmetit pason atë të Sarandës. Më 15 Shkurt, gjyqtari i rrethit Sarandë coi për intepretim në Gjykatën Kushtetuese ligjin për "Gjendjen civile" ku përdoret termi kombësi. Kryetari i kesaj gjykate Alltun Cela i kërkon Gjykatës Kushtetuese shpalljen të papajtueshëm me nenet 19 dhe 20 të Kushtetutës së Republikes së Shqiperisë të termit “kombësia” të përcaktuara në ligjin e dates 11.5.2009 për Gjendjen civile .

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›