Përmirësim të mëtejshëm klimës së biznesit
TIRANE- “Nderhyrje te tjera te domosdoshme dhe shume gjera per te permiresuar, per garantimin e stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik te Shqiperise, qe tashme eshte bere vend i lakmueshem per investime”. Keshtu eshte shprehur kreu i qeverise, Sali Berisha ne mbledhjen e radhes se qeverise, ku u ndal ne detaje ne vendimet e marra nga Task Force per permiresimin e klimes se biznesit dhe lehtesimin maksimal te procedurave dhe kohes per lejet, pagesat dhe regjistrimet.
Arritëm të kemi një vend të lakmueshëm, një pozicion të lakmueshëm në botë për mbrojtjen e invesitmeve, të kemi një raport mes produktivitetit dhe pagave, por ne kemi pozicione dekurajuese siç ishin lejet e ndërtimit që po i japim një përgjigje përfundimtare. Ky process ishte shndërruar në procesin më labirintik dhe të paimagjinueshëm tha kryeministri.
Ai ka kerkuar që të ulen hapat që duhen për të regjistruar një biznes duke e çuar në 1 siç e ka edhe Zelanda e Re. Ne vendosëm që numri i hapave për regjistrimin e biznesit nga 5 të zbritej në 2, por ka një vend që ka vetëm një hap dhe kjo është Zelanda e Re dhe në mbledhjen tjetër të Task Forcës do të aplikohet ky model theksoi ai.