Kosovë, përkujtohet masakra e Reçakut

Banorët e Reçakut përkujtuan ditën kur forcat serbe vranë dhe masakruan në mënyrë barbare 45 civilë shqiptarë, shumica prej të cilëve ishin pleq, gra e fëmijë. Zyrtarë të lartë shtetërorë dhe lokalë, kujtuan kohën kur banorët e vrarë dhe të masakruar të Reçakut, dëshmuan për gjenocidin që ushtria dhe paraushtarakët serbë po kryenin ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare.
“Për Qeverinë dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës, 15 janari i vitit
1999 është një pikë e dhimbjes, një pikë e kujtesës sonë për një pikë e
krenarisë tonë kombëtare. Në Reçak u tregua shumë qartë se me kë kishim
të bënim punë dhe shkallën e gjenocidit që bënte një popull, apo një
polici, ushtri, një popull okupues mbi një popull tjetër. Në Reçak ishte
pika e vetëdijesimit e vet bashkësisë ndërkombëtare për një reagim më
të shpejtë në Kosovë”, u shpreh Hajredin Kuqi, zv/Kryeministër i
Kosovës.
“Sot 11 vite pas 15 janarit të përgjakshëm të vitit 1999, përkujtojmë me
shume respekt ata që ranë në altarin e lirisë, në Reçakun martir që me
gjakun e tyre treguan botës se liria është më e vlefshme se jeta”, tha Naim Ismajli, Kryetar i Shtimes..
Familjarë, të afërm dhe përfaqësues të institucioneve lokale dhe
qendrore përkujtuan me aktivitete të ndryshme 11 vjetorin e kësaj
masakre, e cila tronditi botën e qytetëruar dhe i dha shkas aleacës
euro-atlantike të ndërmarrë një fushatë ushtarake kundër Serbisë si dhe
ndaj trupave policore dhe ushtarake serbe në Kosovë.
Shkëlzen Osmani