E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pernaska: KRRT e Tiranës, monopol i Ramës dhe kartelit të tij klientelist në lejet e ndërtimit

Proceset zgjedhore dhe hetimore çorodisin ndjeshëm mendjen e kryesocialistit
Deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Pernaska në një intervistë për gazetën SOT lidhur me ngritjen e Komisionit Hetimor ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama deklaroi se më datë 22 mars 2009 (e diel) dhe 12 prill 2009 (e diel) janë dhënë 30 leje ndërtimi, ku 19 nga të cilat i ka marrë po vetë karteli Rama-Eftimiu, që drejtojnë KRRT-në. Sipas saj, rezulton qartë se lejet e dhëna nga KRRT nuk janë leje për qytetarët e Tiranës, por janë leje për kartelin Rama. Ajo tha se KRRT e Tiranës, nën drejtimin e Ramës, është shndërruar në një monopol që i shërben një grushti të njerëzve që merr vendime në konflikt të hapur interesi.Pernaska deklaron se në mënyrë të paprecedente, anëtari i KRRT voton dhe i jep vetes së tij disa leje votimi. Pavarësisht, se qeveria shqiptare dhe donatorët e huaj i kanë vënë në dispozicion bashkisë, burimet e nevojshme  financiare (1.5 milion dollarë) për hartimin e këtij plani. Lidhur me propozimin e opozitës për dhënien e kartave falas, Pernaska u shpreh se fobinë e vërtetë Rama e ka me zgjedhjet e qershorit, prandaj sipas saj kërkon të krijojë një alibi për procesin, që pas humbjes të ketë pretekste për ta baltosur atë dhe për të mos pranuar rezultatin. Për të, proceset zgjedhore dhe hetimore duket se e çorodisin ndjeshëm mendjen e Ramës. Ndërkaq për krizën ekonomike të deklaruar nga FMN, deputetja Pernaska tha se kryeministri dhe qeveria kanë angazhimin maksimal për tiu përgjigjur edhe situatës së krizës globale me të cilën po përballen mjaft vende sot. Por Shqipëria, ka specifikën e saj dhe reformat fiskale dhe ekonomike të viteve të fundit, kanë krijuar bazën e një ekonomie solide. Këtë e konfirmoi edhe raporti i Bankës së Shqipërisë, ditët e fundit, theksoi Pernaska. E ndërsa përsa i përket kontributit të dhënë ndaj forcave politike shqiptare për anëtarësimin në NATO, sipas Pernaskës rrënjët e anëtarësimit në NATO janë në vizionin e lëvizjes studentore, që lançoi me forcë thirrjen E duam Shqipërinë, si gjithë Europa. Ajo tha se kjo thirrje u mëshirua në programin e vizionin e Partisë Demokratike që në themelimin e saj, e më tej mori jetë që në qershor 1992 (vetëm tre muaj pas fitores së demokracisë), kur presidenti Berisha kërkoi zyrtarisht anëtarësimin e Shqipërisë në këtë organizatë të fuqishme. Ajo nënvizoi se në shkurt 1994, u nënshkrua marrëveshja e PfP(Partneriteti për Paqe) me NATO-n dhe u hodhën hapa të rëndësishme të bashkëpunimit me këtë aleancë. Pernaska evidentoi qëndrimin e opozitës së majtë kundër këtij procesi në atë kohë, dhe kjo sipas saj, nuk të çudit aspak për pasuesit e partisë së traktatit të Varshavës. Pa përmbushjen e kritereve të nevojshme lidhur me shtetin ligjor, institucionet demokratike dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit, nuk do ishte i mundur finalizimi i këtij procesi historik për Shqipërinë, theksoi Pernaska.

-Pas deklaratës në seancën e kaluar plenare nga deputeti Edi Paloka, Partia Demokratike i dorëzoi kuvendit ngritjen e Komisionin Hetimor për kryebashkiakun Edi Rama. Çfarë përmban ngritja e këtij komisioni?
Prej shumë kohësh Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, e ka shndërruar Bashkinë e Tiranës nga një institucion që zgjidh problemet e qytetarëve, në një mekanizëm abuziv ndaj të drejtave dhe interesave të tyre. Në vazhdën e shkeljeve flagrante të ligjeve të shtetit, kryetari i Bashkisë së Tiranës e ka kthyer Këshillin e Rregullimit të Territorit (KRRT) të Tiranës në një instrument që miraton leje dhe sheshe ndërtimi sipas interesave të klaneve dhe klientelizmit të përcaktuar nga preferencat e kryebashkiakut. Duke abuzuar me ligjin dhe në kundërshtim flagrant me parimet e qeverisjes në shërbim të qytetarëve, lejet e ndërtimit janë kthyer në një burim të mirëfilltë fitimi për kryebashkiakun e Tiranës dhe grupin e tij klientelist, duke krijuar kartelin e ndërtimit të udhëhequr prej tij. Më datë 22 mars 2009 (e diel) dhe 12 prill 2009 (e diel) janë dhënë 30 leje ndërtimi, ku 19 nga të cilat i ka marrë po vetë karteli Rama-Eftimiu, që drejtojnë KRRT-në. Rezulton qartë se, lejet e dhëna nga KRRT nuk janë leje për qytetarët e Tiranës, por janë leje për kartelin Rama. KRRT e Tiranës, nën drejtimin e Ramës, është shndërruar në një monopol që i shërben një grushti të njerëzve, që merr vendime në konflikt të hapur interesi. Në mënyrë të paprecedente, anëtari i KRRT voton dhe i jep vetes së tij disa leje votimi. Pavarësisht se, qeveria shqiptare dhe donatorët e huaj i kanë vënë në dispozicion bashkisë burimet e nevojshme financiare (1.5 milion dollarë) për hartimin e këtij plani. Prej shumë muajsh plani i përfunduar është bllokuar prej Ramës dhe nuk paraqitet për miratim sipas ligjit në fuqi. Qëllimi i Komisionit Hetimor është pikërisht hetimi i rasteve korruptive klienteliste dhe në konflikt të hapur interesi të lejeve të ndërtimit në Bashkinë e Tiranës.

-Më përpara është ngritur dhe një komision tjetër hetimor, i cili ka dështuar. Çfarë do të ndodhë me Komisionin Hetimor aktual, nëse dhe ai do të dalë i dështuar?
Ne kemi nisur procedura, kërkesa është firmosur nga një shumicë deputetësh, përfshirë dhe mua, dhe kemi vullnetin e plotë për të zbardhur këto praktika të rënda abuzive të  kryetarit në katror bashkiako-partiak..

-Pse, Prokuroria e Përgjithshme nuk heton veprimet antiligjore të Ramës për abuzimet me tenderat, pronat?
Ky është një handikap i rëndë i Prokurorisë, që cënon rolin e saj kushtetues si organ hetimi për çdo rast të depozituar pranë saj.

-Opozita bojkotoi seancën e kaluar plenare lidhur me propozimin e tyre që i kanë bërë qeverisë për të hequr taksën e votës, sepse sipas tyre edhe në Bashkimin Europian zgjedhjet janë demokratike dhe jo të kushtëzuara në para. Por, pas bojkotit, opozita është shprehur se nëse qeveria nuk reagon, qëndrimi i saj do të përshkallëzohet në protestë.  Cili është qëndrimi i mazhorancës?

Partia Socialiste ka krijuar qartas një profil krize, që kur është marrë në drejtim nga z. Rama, sigurisht bazuar në mendësinë e tij për të bllokuar ecurinë e proceseve dhe për të krijuar situata të amullta, që mund ti shfrytëzojë në interesin e tij personal. Skandali më i madh është se e ashtuquajtura politikë e re e Ramës mbështetet realisht në relikte të vjetra të nomenklaturës së vjetër moniste, që i ka bërë pjesë të oborrit të tij partiak dhe i nxjerr si altoparlantë protestash. Ata, që kërkonin të thyenin kafkat e shqiptarëve në vitet 1990, nuk kanë asnjë shans të luajnë me ndërgjegjen dhe interesat e qytetarëve në vitin 2009, edhe pse përpëliten të ofrojnë çdo lloj shërbimi ndaj kryetarit të tyre Të ri.

-Sipas jush, si po ecën procesi i shpërndarjes së kartave, mund të thuhet që po zhvillohet me ritme normale?  Është një proces tejet i rëndësishëm që ka marrë një investim të madh njerëzor dhe financiar, proces i munguar totalisht gjatë qeverisjes së majtë dhe që u bë i mundur vetëm nga vullneti dhe vizioni i qeverisjes Berisha. Janë bërë tashmë rreth 530.000 aplikime dhe janë marrë rreth 159.000 karta. Ky proces po vazhdon me dinamikën e duhur.

-Si do ta gjykonit sjelljen e opozitës për dhënien e kartave falas, shqetësim i saj për realizimin e zgjedhjeve dhe për votën demokratike të pakushtëzuar apo fushatë elektorale me interesa personale?
Sjellja e opozitës nuk është e para herë, që bëhet qesharake dhe irealiste. Çdo qytetar, më së pari duhet të ushtrojë si të drejtën dhe përgjegjësinë tij për tu pajisur me këtë dokument që në gjykimin tim, është sa dokument identiteti, aq edhe dinjiteti. Është një arritje, për të cilën opozita vërtet nuk mundet kurrsesi të gjejë një vullnet për të përgëzuar qeverinë për punën e bërë, por të paktën duhet të mbështeste ecurinë normale të procesit dhe jo ta pengojë atë.

-Ka pasur zëra që zgjedhjet e parashikuara të 28 Qershorit të shtyhen. A është e nevojshme që këto zgjedhje të shtyhen, ndërkohë që ato janë vendimtare dhe për aplikimin e statusit të vendit kandidat për në BE?
Fobinë e vërtetë, Rama e ka me zgjedhjet e qershorit, prandaj kërkon të k

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›