Berisha- Thaçi, të dielën takim në Durrës

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, të dielën në qytetin e Durrësit do të zhvillojë një takim me Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi. Sipas zyrës së kryeministrit të Kosovës, tema themelore e takimit do të jetë diskutimi i çështjeve me interes të ndërsjellë ndërshtetëror, si dhe proçeset e integrimit euroatlantik të të dy vendeve, me theks të veçantë në shkëmbimin e përvojave në proçesin e stabilizim-asocimit, liberalizimit të vizave dhe menaxhimin e integruar të kufinjve. Në takim do të marrin pjesë edhe ministrat përkatës të punëve të brendshme dhe të integrimit evropian të të Shqipërisë dhe Kosovës.
< I mëparshmi
< I mëparshmi