E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përparim Daiu, trajneri i ri Shkumbinit

 Përparim Daiu është zyrtarisht trajneri i ri i Shkumbinit. Ish-trajneri i Besës do të zëvendësojë beratasin Kristaq Mile, pas shkarkimit të këtij të fundit pas humbjes 4-1 me Kastriotin. Gjatë karrierës së tij si futbollist ka luajtur me Besën, Teutën, Flamurtarin, Partizanin dhe Luftëtarin. Ndeshja e parë për Pëparim Daiut në pankinën e Shkumbinit është ajo kundër Dinamos kryesuese këtë fundjavë. Në përballjen e fazës së parë peqinasit humbën në kryeqytet me rezultatin 2-1. Daiu është trajneri i tretë sezonal i Shkumbinit. Peqinasit e nisën kampionatin me Gugash Maganin, të vetëlarguar pas javës së dytë (2 ndeshje, 1 barazim, 1 humbje). Kristaq Mile u ul në javën e 3-të në pankinën e Shkumbinit, duke rezistuar 13 javë (5 fitore, 2 barazime dhe 6 humbje). Deri tani 6 klube kanë ndryshuar të paktën një herë trajnerin: Shkumbini (3 herë: Magani, Mile, Daiu), Flamurtari (2: Memushi, Magani), Gramozi (2: Qirjako, Canaj), Vllaznia (2: Lika, Luçi), Tirana (Lonçareviç, Tafaj) dhe Apolonia (Karishik, Lika). Ndërsa janë gjashtë trajnerë që tani për tani nuk kanë lëvizur nga istikami: Shkëlqim Muça (Dinamo), Shpëtim Duro (Besa), Mirel Josa (Teuta), Gerti Haxhiu (Skënderbeu), Ramadan Ndreu (Kastrioti) dhe Stavri Nica (Laçi).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›