Grevë kundër masave për krizën
Punëtorët e sindikatat në Greqi po protestojnë kundër masave që ka marrë kryeministri i vendit, Jorgo Papandreu për ekonominë, të cilat prekin interesat e punëtorëve, duke nisur që nga sigurimi i tyre. Papandreu po kritikohet për masa jo të forta për ekonominë. Sindikatat po kërkojnë uljen e shpenzimeve që kanë si qëllim të rivendosin besimin ndërkombëtar tek ekonomia e vendit. Edhe analistët financiarë besojnë se Papandreu nuk ka bërë maksimumin kundër krizës, duke dëmtuar kredibilitetin financiar të Greqisë. Greva që do të zgjasë 24-orë dhe është thirrur nga një bllok komunist, PAME. Ata kanë thirrur në grevë punëtorët e porteve, nëpunësit civilë, mësuesit dhe mjekët.