E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përparon Shqipëria, e 80-ta

Kombëtarja shqiptare ka përparuar për tri pozita në renditjen më të re të përmuajshme të FIFA-s, e publikuar të mërkurën. Në renditjen e muajit prill, kuqezinjtë gjenden në pozitën e 80-të me 406 pikë, 17 më shumë në krahasim me muajin e kaluar. Mbi djelmoshat e Josip Kuzes gjendet Xhamajka, kurse përfundi – Bjellorusia. Pozita e Shqipërisë në renditjen e FIFA-s është përmirësuar dukshëm në dy muajt e fundit.

Brazili rrëmben kreun

Dominimit të Spanjës në renditjen botërore të FIFA-s i ka ardhur fundi. Sepse në renditjen e muajit mars, Brazili ua ka rrëmbyer kreun spanjollëve pas pesë muajsh. Seleçao, me 1611 pikë, i kaloi kampionët e Evropës (1565), duke e marrë pozitën e parë për herë të shtatë në histori të vet. Brazilianët e kanë mbajtur primatin në total 142 muaj nga viti 1993 deri më sot. Në top 10, ngritje bëri edhe Portugalia, që përparoi për një pozitë dhe tash është e treta, duke e zbritur Holandën në pozitën e katërt. Italia dhe Gjermania i ruajtën pozitat e tyre (5 e 6), kurse tash e shtata është Argjentina, që përfitoi dy pozita, duke e kaluar edhe Anglinë. E nënta është Kroacia, kurse dhjetëshen më të mirë e mbyll Franca, që humbi dy pozita.

Renditja e FIFA-s
1. Brazili 1611
2. Spanja 1565
3. Portugalia 1249
4. Holanda 1221
5. Italia 1184
6. Gjermania 1107
7. Argjentina 1084
8. Anglia 1068
9. Kroacia 1052
10. Franca 1044
------------------------
80. Shqipëria 406

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›