Liverpool interesohet për Behramin

Pasi kanë dëgjuar lajmin se West Ham United është i gatshëm t’i dëgjojë ofertat për të gjithë futbollistët e vet, të mërkurën në Angli kanë qarkulluar zëra se menaxheri i Liverpool, Rafa Benitez, po planifikon të shpenzojë 8 milionë funte për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit kosovar me pasaportë zvicerane, Valon Behrami.
Sipas medieve angleze, Benitez është i gatshëm që, me paratë që do t’i marrë nga shitja e Albert Rieras, t’i shpenzojë ato për Behramin, i cili do të mund t’i mbulonte disa pozita në fushë te skuadra e Liverpool.
Përfaqësuesi zviceran mund të luajë si mbrojtës i djathtë, mesfushor i djathtë ose i majtë, por menaxheri Gianfranco Zola këtë sezon e ka provuar edhe në pozitën e mesfushorit të qendrës, ku sigurisht nuk ka zhgënjyer. Ditë më parë flitej edhe për një interesim të Juventusit për 25 vjeçarin nga Mitrovica, që më parë ka luajtur te Genoa dhe Lazio.