Përparon Shqipëria

Shqipëria tani pozicionohet në pozitën e 75-të me 448 pikë, një pozitë më poshtë sesa Finlanda, duke i lënë pas vetës Guenean, Bjellorusinë, etj.
Këtë progres skuadra e Gianni De Biasit e ka arritur falë paraqitjeve të mira në dy ndeshjet e fundit miqësore, respektivisht falë fitores ndaj Katarit (2:1) dhe barazimit me Iranin (1:1).
Ndërsa, kampioni i ri i Evropës, Spanja vazhdon t’i prijë ranglistës me 1691 pikë, duke i lënë pas vetës Gjermaninë, Uruguain, Anglinë, Portugalinë, Italinë, etj. Kurse, Brazili tashmë nuk është as në mesin e dhjetë skuadrave më të mira.
Ranglista Pikët
1. Spanja 1691
2. Gjermania 1502
3. Uruguai 1297
4. Anglia 1294
5. Portugalia 1213
6. Italia 1192
7. Argjentina 1095
8. Holanda 1079
9. Kroacia 1050
10. Danimarka 1017
...............................
75. Shqipëria 448