Mungon ligji, makinat e bllokuara në doganë shkojnë për skrap
Një territor i madh brenda terminalit të trageteve në portin detar të Durrësit vazhdon të qëndrojë i mbushur me mjeteve të bllokuara. Ka mbi 5 vjet që disa dhjetëra automjete qëndrojnë brenda këtij territori jashtë regjimit doganor, për shkak të mungesës së një ligji, i cili do të mundësonte kalimin e tyre në rezervën e shtetit dhe më pas shitjen e tyre nëpërmjet ankandit. Në vitin 2007 kanë përfunduar për skrap dhjetëra makina të tjera, po për të njëjtin shkak. Kodi doganor nuk ka parashikuar mënyrën e veprimit në raste të tilla dhe dogana nga ana e saj nuk di si të veprojë, por vetëm duke zbatuar ligjin aktual.
Porti, “varrezë makinash”
Sheshi i trageteve sot ka një pamje, e cila padyshim nuk duhet t’i ngjaste një terminali ku nisen dhe përpunohen tragete dhe anije të tjera transporti. Atje gjenden rreth 50 automjete të llojeve dhe markave të ndryshme, kryesisht autovetura, kanë muaj e vite që qëndrojnë të parkuara në pjesën lindore të terminalit të trageteve në portin e Durrësit pas Drejtorisë së Doganës. Ndërsa pak më pranë janë 35 automjete të tjera dhe në një shesh tjetër 7 autovetura. Nëndrejtori i Doganës së Durrësit, Alban Dalani, tha për “standard” se “makinat e bllokut të parë janë mjete të braktisura me kohë prej pronarëve të tyre për shkaqe të ndryshme dhe kanë dalë prej regjimit doganor. Automjetet e bllokut të dytë janë brenda afatit dhjetëditor dhe mbahen brenda territorit, pasi nuk kanë paguar për zhdoganimin e tyre. Ndërsa ato të bllokut të tretë janë bllokuar, janë gjendur pa dokumentet përkatëse, të cilat shërbejnë për të vërtetuar pronarët e tyre”. Shkaku kryesor i braktisjes së makinave ka qenë taksa e lartë doganore, e cila ka qenë e papërballueshme prej pronarëve të tyre të cilët kanë hequr dorë nga pronësia mbi to.
Gjatë sezonit të verës, sidomos në periudhën e pikut të zbarkimit të udhëtarëve në portin e Durrësit, doganierët bllokonin mesatarisht nga 5 deri në 7 makina në ditë për shkak të mungesës së dokumentacionit dhe janë dashur ditë për lirimin e tyre.
Reagimi i drejtorit të Doganës Durrës
Arben Ibraj, kreu i Doganës së Durrësit u shpreh për “standard” se “i vetmi shkak i bllokimit të disa dhjetëra automjeteve të braktisura nga pronarët e tyre është mungesa e një ligji, i cili të mundësonte kalimin e tyre në rezervën e shtetit dhe kjo e fundit të organizonte ankande për shitjen e tyre”. Sipas tij, me ligj, automjetet dhe mallrat të cilat hyjnë në doganë, mund të qëndrojnë në territorin e saj 10 ditë, pas këtij afati nëse pronarët e tyre nuk paraqiten, nis procesi i sekuestrimit të tyre, kështu ka ndodhur edhe me një pjesë të automjeteve. Dogana e Durrësit, qysh prej vitit 2006, i ka dërguar Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave 7 shkresa në të cilat i kërkohet hapësirë ligjore për largimin e këtyre mjeteve nga territori saj. DPD është duke përgatitur një projektligj për këtë problem, i cili më pas do të kalojë në Parlament për miratim. Ndërkohë ky problem nuk është i ri, pasi paraardhësit e Ibrajt kanë larguar nga sheshi i trageteve disa dhjetëra skelete makinash, të cilat u bllokuan në kohë të ndryshme dhe që u katandisën në hekur për skrap, për shkak të mungesës së ligjit.