Përurohet faza e parë, Rama e Olldashi “zihen” për impiantin e Sharrës
Është përuruar dje mes debatesh fundi i fazës së parë të vendgrumbullimit më të madh të mbeturinave në Tiranë, atij të Sharrës, i cili pritet të japë një zgjidhje afatgjatë në çështjen e plehrave të kryeqytetit. Por, menjëherë pas përurimit të projektit, ministri i Transporteve dhe kryetari i bashkisë kanë shkëmbyer akuza dhe kundërakuza mbi zvarritjen e ndërtimit të impiantit dhe mbi meritën e objektit. Secili ka pretenduar se vendgrumbullimi është nisur nga administratat e tyre, duke i ndryshuar edhe datën e saktë të nisjes së ndërtimit të tij. Faza e parë është përuruar nga ambasadori italian në Tiranë, z. D`Elia, kryetari i bashkisë, z. Rama dhe dy ministrat, z. Sokol Olldashi dhe z. Lufter Xhuveli.
Kush e nisi?
Menjëherë pas përurimit, përpara mediave ka dalë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, i cili “akuzoi” ministrin e Transporteve, duke deklaruar se "ai rrëmbeu sot një punë, që ka nisur me iniciativën time që në vitin 2001 dhe me kërkesën e vazhdueshme ndaj qeverise italiane për të financuar rehabilitimin dhe modernizimin teknologjik të fushës së përpunimit të mbeturinave të qytetit''.
“Ky financim, - shtoi kryetari i Bashkisë së Tiranës, - u përfshi në vitin 2002 në protokollin e bashkëpunimit trevjeçar të kooperacionit italian me Shqipërinë dhe në korrik 2004 u miratua ne Kuvendin e Shqipërisë, ku Kryeministri ishte kundër këtyre projekteve, që i shet si të tijat’.
Deklarata e kryebashkiakut Rama provokoi përgjigjen e ministrit të Transporteve, Sokol Olldashi. “Detyrohem të dal sot për herë të dytë përpara jush”, - deklaroi ministri Olldashi, duke vijuar se ndërtimi i impiantit është nisur nga “vendimi i qeverisë i datës 23 nëntor 2005” dhe se “është një projekt që është vënë në lëvizje, është garantuar, është ndjekur dhe është vënë në zbatim nga kjo qeveri”.
Ai deklaroi se në deklaratën e kryebashkiakut ishte vetëm një e vërtetë, se projekti kishte nisur me vonesë[. Ministri tha se kjo vonesë[ ka ardhur “për shkak te paaftësisë totale të Bashkisë së Tiranës për t’u marrë me punë të mirëfillta publike në kryeqytet ose më sakte për t[‘u marrë me punë të mirëfillta që nuk janë tendera dhe nuk janë leje ndërtimi dhe së dyti, për shkak të paaftësisë totale te paraardhësve të zotit Rama në qeverinë socialiste”.
Projekti
Impianti i Sharrës është i pari projekt që eliminon mbeturinat, duke pasur parasysh mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Vendgrumbullimi i mbetjeve urbane të Sharrës, i pozicionuar në hyrje të Tiranës, faza e parë e të cilit u përurua dje, do të jetë i pari impiant i këtij lloji në Shqipëri. Landfilli i Sharrës do të ketë një kapacitet prej 250 mijë tonelata mbeturinash që mblidhen në vit.
Deri tani ka përfunduar parcela mbartëse me një sipërfaqe prej 36 mijë m2, mbuluar nga një gjeomembranë e përshtatshme që do të izolojë mbeturinat nga toka, duke evituar në këtë mënyrë ndotjen e saj dhe të ujërave.
Punimet për ndërtimin e këtij landfilli po kryhen nga disa shoqëri italiane nën emrin ATI, ndërsa brenda vitit 2009 do të përfundojë edhe ndërtimi i dy parcelave të tjera.
Olldashi ka vlerësuar se projekti do të jetë në shërbim të qytetarëve të Tiranës pasi siç theksoi, “implementimi i tij synon mbrojtjen e shëndetit të banorëve dhe të mjedisit”.
Edhe ambasadori italian në Tiranë, Saba d'Elia përshëndeti projektin, duke e vlerësuar atë si një hap përpara në përmirësimin e jetesës, duke theksuar se “punimet do të përfundojnë tërësisht në vitin 2009 dhe jo në vitin 2010, siç edhe ishte parashikuar në kontratë”.
Kurse ministri i Mjedisit, Xhuvelim tha se projekti po zbatohet sipas standardeve evropiane dhe kritereve mjedisore të lëshuar nga dikasteri që ai drejton.
Rregullimet në kryeqytet, çdo gjë në on-line
Bashkia e kryeqytetit ka prezantuar fazën e dytë të Sistemit Informativ Gjeografik përmes së cilit qytetarët e Tiranës mund të njihen me situatën urbane të zonës ku banojnë, të gjejnë informacion mbi pronën e tyre, mund të njihen me propozimet e studimeve urbanistike, zonimin sipas planit rregullues në fuqi dhe në të ardhmen, e të tjera si këto në adresën zyrtare të Bashkisë së Tiranës www.tirana.gov.al. Bashkia e kryeqytetit ka prezantuar fazën e dytë të Sistemit Informativ Gjeografik, që përbën edhe një nga komponentët kryesorë të projektit për hartimin e planit të ri rregullues së kryeqytetit. Faza e parë e ngritjes së Sistemit Informativ Gjeografik, bëri të mundur përgatitjen e hartave të dixhitalizuara dhe grumbullimin e të dhënave, puna përgatitore e të cilave ka filluar që në vitin 2004. Kjo bazë informative të dhënash tashmë do të shërbejë për të mbështetur planifikimin urban dhe mirë administrimin e territorit në Bashkinë e Tiranës. Në fazën e dytë të projektit, e cila realizohet me mbështetjen e GTZ-së, sistemit GIS do t'i shtohen 3 atribute të reja për taksat, planifikimin urban dhe pronat publike. Realizimi i kësaj sipërmarrjeje do të rrisë cilësinë e shërbimeve të informacionit, që Bashkia e Tiranës u ofron qytetarëve, lehtëson marrjen e informacionit dhe procedurat administrative. Po ashtu, ai integron në një sistem të vetëm të gjitha burimet e informacionit, imazhet satelitore, hartat topografike, hartat e infrastrukturës dhe planet urbane, modelin tredimensional të ndërtesave dhe të objekteve të ndryshme, bazën e të dhënave alfanumerike në të cilën do të ruhen informacionet mbi pozicionin fizik dhe situatën e infrastrukturës urbane dhe shoqërore të Bashkisë së Tiranës. Në vijim të përditësimit periodik të informacionit në sistemin GIS të Bashkisë së Tiranës, është përfshirë dhe fotoja ajrore 2007, dhe informacioni është përditësuar me të dhëna mbi objektet, ekonominë, popullsinë, pikat e monitorimit të ndotjes mjedisore, infrastrukturën e realizuar etj. Në sistemin GIS do të pasqyrohet dhe plani i ri rregullues.