Demokratët risjellin mitingun e zgjedhjeve të 2005-s
02/06/2009 PD hap zyrtarisht fushatën elektorale në sheshin “Skënderbej”
Sheshi “Skënderbej” ka përjetuar edhe një herë mbipopullimin e mitingut të qershorit të vitit 2005. Nëse katër vjet më parë Partia Demokratike dhe demokratët e thjeshtë festonin fitoren e rrëzimit të qeverisjes, që ata e cilësuan si më të korruptuarën, dje në mbrëmje kërkonin të riafirmonin idealet që mbrojnë reformat e thella të ndërmarra në katër vjet të mandatit të parë qeverisës. Mitingu i hapjes zyrtarisht të fushatës zgjedhore mund të ndryshonte nga ai i vitit 2005 vetëm në pozicionimin e tribunës, nga ku kreu historik i PD-së, Sali Berisha, lëshoi mesazhin e tij politik, por edhe nga slogani. Kur shqiptarët më 2005-n kërkonin ndryshimin e kursit të vendit, demokratët dje thërrisnin për vazhdimin e këtij ndryshimi të madh të jetës. Organizatorët kishin menduar të nisnin takimin me simpatizantët e PD-së me nota festive. Në shesh ishin shpërndarë flamuj kombëtarë, demokratë, të NATO-s (për të treguar se tashmë vendi është pjesë e Aleancës) dhe të Bashkimit Europian (ku kërkojmë të integrohemi). “Shqipëria po ndryshon” slogani i PD-së, që për t’u bërë akoma më bindës, më i depërtueshëm, shoqërohej me muzikë ritmike. Kënga e grupit gjerman “We can win the race” (“Ne mund ta fitojmë garën”) solli në tribunë kreun e PD-së, Kryeministrin Sali Berisha. Me dy gishtat lart në shenjë të fitores, përshëndeti të gjithë përkrahësit e tij. Pas pak, kur Berisha qëndroi i vetëm në tribunë, hipën të gjithë kandidatët për deputetë të PD-së për zgjedhjet e 28 qershorit. Rituali i përshëndetjes zgjati për pak minuta. Berisha nisi të fliste, të përcillte te njerëzit mesazhin elektoral. Por retë gri që mbulonin Tiranën sollën atë që vetëm për atë çast demokratët nuk e donin aq shumë - shiun. Sikleti që solli shiu, që nisi të bëhej më i dendur me kalimin e minutave, u ndie edhe në fjalimin e kreut të PD-së. Ndërkohë që në mitingje të tjera Berisha fliste shumë gjatë, fjalimi i tij zgjati vetëm rreth 10 minutash. Pas mbarimit të fjalimit të kreut të qeverisë për herë të parë u transmetua kënga e re e fushatës së Partisë Demokratike, “Shqipëria po ndryshon”, kënduan nga grupi i shqiptarëve nga Maqedonia “Elita 5”. Dje të mbrëmje shiu lagu Berishën dhe të gjithë kandidatët për deputetë. Por prapë mesazhi elektoral u dha, premtimet për vazhdimin e ndryshimeve në Shqipëri në katër vjet e ardhshëm u dhanë dhe të gjithë duartrokitën. Aldo Bumçi, për të kaluar situatën në çastin kur foli për mbylljen e fjalimeve politike tha: “Thonë se shiu sjell bereqet, prandaj fitore!” Por festa vazhdoi dhe në tribunë u ngjit grupi i shqiptarëve nga Maqedonia “Elita 5”. Njerëzit që u larguan nga sheshi, për të mos humbur spektaklin, u strehuan te Pallati i Kulturës.
Kënga “Shqipëria po ndryshon”
Në mitingun e djeshëm të hapjes zyrtarisht të fushatës elektorale është prezantuar kënga e re e PD-së, e cila do të shoqërojë të gjithë takimet elektorale të kësaj force politike. “Shqipëria po ndryshon”, e kënduar nga grupi i shqiptarëve nga Maqedonia “Elita 5”, është ritmi që do të transmetohet kudo dhe kurdo që lidershipi i PD-së do të takojë popullin në këto 26 ditë të fushatës zgjedhore në funksion të zgjedhjeve të 28 qershorit.
Miting në shi
Natyra apo Zoti mendoi të ishin të drejtë dhe të barabartë për partitë kryesore politike në Shqipëri. Edhe mitingu i hapjes së fushatës së Partisë Demokratike është shoqëruar me shi, sikundër mitingu i Partisë Socialiste pesë ditë më parë. Gjatë paradites nuk mund të mendohej se festa e demokratëve do të prishej disi nga shiu. Por ja, teksa Berisha fliste në tribunë, shiu binte, dhe kjo u reflektua edhe në fjalimin e shkurtër të tij.
Premtimet e Berishës
Në 4 vjetët e ardhshëm qytetarët shqiptarë, njëlloj si ata të vendeve të tjera evropiane, do të kenë rrugë dhe autostrada të standardeve më të mira.
Shqipëria europiane do të ketë 24 orë ujë në mbarë vendin, me shkollat më të mira, me shërbimin shëndetësor të denjë për qytetarët europianë.
Tirana europiane do të jetë Tirana e punës, e biznesit, e progresit, e zhvillimit, e pasurimit dhe begatisë.
Në 4 vjetët që vijnë do të krijojë në mbarë Shqipërinë 160 mijë vende të reja pune, ndërsa Tirana do të jetë kryeqyteti i unazës së madhe dhe i korridoreve të saj europiane.
Në 4 vjetët që vijnë pensionistët shqiptarë do të paguhen edhe më mirë se ata në 6 vendet anëtare të BE-së. Tirana europiane do të jetë Tirana e lirive dhe e dinjitetit të këtij kombi.
Do të shndërrojmë në realitet ëndrrën e bukur: Tirana dhe Shqipëria gati për anëtare në BE.
Bumçi: Këtu pas reformave të mëdha
Kryetari i Partisë Demokratike të degës së Tiranës, Aldo Bumçi, është shprehur i bindur në fitoren në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit. Bumçi ka deklaruar në mitingun e hapjes së fushatës elektorale se PD-ja vjen në këtë përballje pasi Shqipëria u anëtarësua në NATO dhe forca politike që përfaqëson bëri të mundur që shqiptarët të ndihen të barabartë mes të barabartëve. Ai theksoi se ishin pikërisht reformat e qeverisë së Kryeministrit Sali Berisha që hapën udhën e integrimit të vendit në Bashkimin Europian.
Bulku: Mbështetje njeriut vizionar
Kandidatja për deputet e Partisë Demokratike, aktorja e njohur Rajmonda Bulku, tha në mitingun e mbrëmjes së djeshme të Partisë Demokratike se rivjen për të mbështetur kryetarin e kësaj force politike, Kryeministrin Sali Berisha. Bulku kujtoi se ishte pjesë e protestave kundër diktaturës së fillimet e viteve ’90. “Jam e lumtur, se nuk jam këtu për të rrëzuar monumentin e diktatorit, por për të mbështetur njeriun më vizionar, Kryeministrin Sali Berisha”, - deklaroi kandidatja për deputete në Qarkun e Tiranës.
Berisha: Do të rikthejmë lavdinë elektorale
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në mitingun hapjes së fushatës elektorale se partia që drejton do të rikthejë lavdinë e fitores së zgjedhjeve të 22 marsit 1192. “Nisim startin e madh për fitoren e dytë, e cila do të ketë për mision ëndrrën e madhe evropiane të tiranasve. Së bashku më 28 qershor rikthejmë lavdinë tonë elektorale të 22 marsit të vitit 1992. Fitore, fitore, fitore!” - ka deklaruar kreu historik i demokratëve. Ai pretoi se Tirana dhe Shqipëria do të jetë vendi me 24 orë ujë dhe me standarde të një qytetari evropian.
Kënga “Shqipëria po ndryshon”
(Kënduar nga “Elita 5”, Genta Ismajli, Leonora Poloska, Elvana Gjata, Soni Malaj, Çiljeta, Stine dhe Bojken Lako)
Shqipëria po ndryshon
Është një thirrje që na zgjon,
është një dorë që na drejton,
është një ritëm që na kërkon:
Shqipëria po ndryshon!
Rruga jonë s’ka kthim,
preke botën i lirë,
me ne të gjithë fitojnë,
jehona le të vazhdojë:
1-2-3- ooooeeeooo!
Një motiv që frymëzon,
fëmijë e të rritur afron,
dashuri nga shpirti që buron,
për një Shqipëri që po ndryshon.
Refreni:
(Të gjithë bashkë)
Është një rrugë që na bashkon,
është një ëndërr që na fton,
është e ardhmja që premton,
është një komb që sot beson,
Shqipëria po ndryshon!
Ceka në Elbasan
Fitorja e së djathtës është domosdoshmëri
Kryetari i Partisë Aleanca Demokratike Neritan Ceka gjatë një takimi elektoral në Qarkun e Elbasanit u shpreh se “fitorja e zgjedhjeve nga koalicioni i djathtë është domosdoshmëri për vendin”. Zyra për shtyp e Partisë Aleanca Demokratike bëri të ditur ditën e djeshme se kreu i Partisë Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, ka zhvilluar një takim elektoral në Qarkun e Elbasanit me banorë të zonës së Dumresë. Kryealeancisti Ceka deklaroi në këtë takim elektoral se “PAD-ja ka një projekt të veçantë për zhvillimin e zonës së Dumresë dhe koalicioni. “Aleanca për Ndryshimin” do të bëjë të mundur shfrytëzimin e resurseve të mrekullueshme turistike të kësaj zone, duke hapur edhe shumë vende pune. Prandaj, - ka vazhduar Ceka, - fitorja e koalicionit të djathtë është domosdoshmëri për ndryshimin e infrastrukturës dhe vazhdimësinë e reformave me standarde në të gjitha fushat.”
Kosta Barka në Sarandë
Përvojë e mrekullueshme puna me Berishën
Ish-ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Kosta Barka, i cili nisi ditën e djeshme fushatën zgjedhore në qytetin e Sarandës si kandidat për deputet i Patrisë Demokratike në Qarkun e Vlorës, ndërsa vlerësoi si përvojë të mrekullueshme punën në periudhën 3-vjeçare si ministër i qeverisë Berisha, u shpreh i bindur se ka mbështetjen e strukturave të “Omonias”. Para kryesisë së degës vendore të PD-së Kosta Barka tha se “jam mes jush me ndjenjën e përgjegjësisë dhe me vlerësimin se qeveria demokratike do të vazhdojë edhe për 4 vjetët e ardhshëm qeverisjen”. Sipas tij, kjo gjë është në interes dhe në favor të qytetit që po ndryshon çdo ditë, ashtu siç po ndryshon vetë Shqipëria. “Në angazhimin tim si kandidat, janë me mua edhe strukturat e ‘Omonias’, të cilat më mbështesin plotësisht”, - shtoi ai.