Zgjedhjet, mbërrijnë ankesat e para në Kolegj
02/06/2009 Gjykata e Apelit rrëzon KQZ-në, pranon kërkesën ankimore të PS-së
Komisioni vendos me katër vota pro për një tjetër ambient privat
Partia Socialiste ka depozituar në Kolegjin Zgjedhor animimet e para lidhur me vendimmarrjet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Dy kërkesat ankimore kërkojnë shfuqizimin e vendimeve të këtij komisioni lidhur me caktimin e vendeve të numërimit të votave në ambiente private në dy zonat përherë problematike gjatë proceseve zgjedhore: Paskuqan dhe Bushat. Po ashtu ato kanë i kanë vlerësuar vendimet antiligjore, pasi vendimmarrja është marrë duke shqyrtuar vetëm një objekt të paraqitur nga prefekti dhe jo një listë objektesh.
Ndërsa kërkesa tjetër ankimore lidhet me vendimin e KQZ-së për caktimin e atyre partive politike që kanë të drejtën e pjesëmarrjes në short për të fituar të drejtën e caktimit të anëtarit të tretë dhe të katër të grupeve të numërimit të votave. Në vendimin e datës 21 maj KQZ-ja vendosi të caktojë partitë politike të shumicës parlamentare që kanë të drejtë të marrin pjesë në shortin për anëtarin e tretë të grupeve të numërimit të votave si më poshtë: PR, PAA dhe PAD. Po ashtu vendosi të caktojë partitë politike të opozitës parlamentare që kanë të drejtë të marrin pjesë në shortin për anëtarin e katërt të grupeve të numërimit të votave: PSD, LSI, PDS, PDK dhe PBDNJ. Pas pranimit nga Kolegji Zgjedhor të kërkesës ankimore të PS-së për rastin e Bushatit, KQZ-ja mori në shqyrtim këtë vendim, duke u përfshirë nga të njëjtat debate të konsumuara sa herë që është diskutuar vendimmarrja për caktimin e vendeve të numërimit të votave. “Gjithë problemi dhe e keqja e madhe është se ato janë private. Nuk është problem i madh. E vetmja gjë e keqe e kësaj është rëndimi i buxhetit të KQZ-së. Ne kemi një listë përpara të sjellë prefekti dhe të vlerësojmë cila është konform ligjit dhe ta miratojmë”, - tha përfaqësuesi i PD-së në KQZ Njazi Kosovrasti. Ndërsa përfaqësuesi i PS-së në KQZ, anëtari Artan Lazaj, ritheksoi detyrimet e prefektit dhe kompetencat e institucionit që ai përfaqëson për këtë çështje. “Prefekti nuk ka detyrë të vlerësojë cili është objekt i përshtatshëm dhe cili jo. KQZ-ja ka kërkuar në kërkesën e saj shumë korrekte listën e plotë të objekteve shtetërore. Pastaj në bazë të kritereve që vendos neni 94 i Kodit Zgjedhor, është po KQZ-ja që vlerëson nëse vlejnë ose jo ato lista, dhe pastaj mund të kërkojmë mes objekteve private”, - tha ai. Në vendimin e tij Kolegji Zgjedhor kishte shfuqizuar vendimin KQZ-së për shkak të mungesës së një liste objektesh të prezantuara para KQZ-së për vendet e numërimit të votave, por ndërkohë ai ka lënë në fuqi të drejtën e këtij komisioni për të zgjedhur si vend të numërimit të votave një ambient privat. Ky vendim i dha të drejtën KQZ-së të zgjedhë një tjetër ambient privat për numërimin e votave të ZAZ-së numër 41 të Qarkut të Shkodrës.
Vendimi
ZAZ-ja numër 4, Bushat, në Qarkun e Shkodrën do të jetë sërish në një ambient privat. Duket se përpjekjet e Partisë Socialiste për të kundërshtuar këtë vendimmarrje të anëtarëve të mazhorancës qeverisëse në KQZ, duke e çuar deri në Kolegjin Zgjedhor, shkuan huq. Pas vendimit Gjykatës së Apelit për të shfuqizuar vendimin e KQZ-së lidhur me këtë çështje, prefekti i Shkodrës kishte depozituar këtë herë në listën dhe të dhënat e objekteve për 6 të tilla, mes tyre dy private. Pas diskutimeve anëtarët e KQZ-së votuan 4 më 2 për një ambient privat si më të mirin e mundshëm.
Kriteret
Jo më vonë se 60 ditë para datës së zgjedhjeve prefekti i qarkut i paraqet KQZ-së listën e plotë të objekteve brenda territorit të qarkut. Në përzgjedhjen e vendit të numërimit të votave KQZ-ja u jep përparësi lehtësive logjistike të transportit rrugor, distancës nga qendrat e votimit dhe hapësirave të objekteve të mundshme. Si rregull, vendi i numërimit të votave nuk ndryshon nga njëra zgjedhje në tjetrën. Vendi i numërimit të votave caktohet në salla me përmasa të mëdha ose palestra sportive. Në përzgjedhjen e vendit KQZ-ja duhet të marrë parasysh edhe mundësinë për aplikimin e teknologjisë mbështetëse për numërimin e votave.