E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplas për vdekje kushëririn, plagoset drejtuesi i motorit

 

FUSHE-KRUJE - Aksidenti me motor merr jetën e një kalimtari dhe plagoset rëndë drejtuesi i mjetit. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në afërsi të fshatit Bubq të Fushkrujës. Viktima e këtij aksidenti është Asllan Kulla nga fshati Ishëm i Durrësit, ndërsa i plagosuri është kushëriri i tij, Gëzim Kulla. Sipas policisë, viktima po udhëtonte në drejtim të Fushë-Krujës në këmbë, ende pa zbardhur mirë dita. Rreth orës 04:00, kushëriri i tij, Gëzim Kulla, i cili gjithashtu ishte nisur për në Fushë-Krujë për punë, përplasi fatalisht të afërmin e tij. Sipas policisë, motori nuk kishte pasur drita, e për pasojë, Kulla nuk e kishte vënë re kushëririn e tij që po udhëtonte më këmbë. Policia që mbërriti në vendin e ngjarjes i transportoi të dy viktimat në spitalin ushtarak, pasi gjendja e tyre ishte tepër e rëndë. Por Asllan Kulla nuk mundi t’i rezistojë përplasjes e për pasojë gjeti vdekjen vetëm disa minuta pas mbërritjes. Mësohet se edhe Gëzim Kulla ndodhet në gjendje kritike për jetën. Sipas policisë, shkak i aksidentit ka qenë shkelja e rregullave të qarkullimit dhe pamja e kufizuar e drejtuesit të mjetit. r.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›