Pëson infarkt, vdes në plazh 62-vjeçari
Një 62-vjeçar ka humbur jetën teksa ka shkuar për një ditë plazhi në zonën Ujit të Ftohtë. Mësohet se viktima është Kastriot Kamberaj, 62 vjeç, dhe shkak i vdekjes së tij mendohet infarkti në zemër. Ai kishte shkuar dje në plazh me një grup shokësh dhe pasi kanë ndenjur ca, burri i është drejtuar detit për t‘u larë. Por sapo ka rënë në kontakt me ujin, burri nuk është ndierë mirë, gjë që është vënë re dhe nga dëshmitarët e rastit. Burri është tërhequr në breg dhe është tentuar t‘i jepet ndihma e parë. Më pas ai është dërguar me urgjencë për në spitalin rajonal të Vlorës, por çdo gjë ka qenë e kotë, pasi ai ka mbërritur pa jetë në ambientet e spitalit. Mjekët kanë dhënë versionin e një ataku kardiak, çka është konfirmuar dhe nga ekspertiza mjeko-ligjore.