Përplasen dy automjete, plagoset rëndë 32-vjeçari italian
Durrës– Një shtetas italian ka mbetur i plagosur rëndë pasi automjeti me të cilin ai po udhëtonte u përplas me një tjetër mjet. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në autostradën Durrës-Tiranë në vendin e quajtur mbikalimi i serave në Sukth kur janë përplasur dy automjete. Sipas policisë, automjeti veture me targë BN482 VH që drejtohej nga shtetasi Italian Diego Francesko Pissa 32-vjeç i cili vinte në drejtimin Tiranë-Durrës është përplasur me kamionin me targë DR 6134 A me drejtues Ismail Hoxha vjeç 40 banues në Shkozet të Durrësit. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar rëndë në të dyja këmbët shtetasi italian i cili është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të qytetit për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendin e ngjarjes mbërritën ekspertët e hetimit të aksidenteve për të zbardhur rrethanat e ndodhjes së këtij aksidenti.
Përfshihen në aksident tre mjete, dëmtohet rëndë 37-vjeçarja
ELBASAN-Një aksident, me pasojë plagosjen e një shtetaseje, ka ndodhur në orët e vona të një nate më parë në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në vendin e quajtur Papër. Burime të policisë lokale bënë të ditur se një mjet tip “Ford”, me targë EL 526 A, ka goditur në pjesën e pasme një zetor bujqësor, që kishte të rimorkuar një makinë bujqësore. Si pasojë e goditjes, makina bujqësore u shkëput nga mjeti, duke goditur mjetin tip “Volsvagen” me targë PG 4018 B, që ishte duke kaluar në këtë aks rrugor. Si pasojë e përplasjes së tre mjeteve u dëmtua shtetësja Alketa Isufi, 37 vjeç, e cila u dërgua menjëherë në spitalin kirurgjik të Elbasanit dhe është nën kujdesin e mjekëve. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tip “Ford”, shtetasin Mustafani Hyseni, i cili akuzohet për veprën penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
22 Maj 2009