“Taktika” e ushtarakëve: Ne urdhrat i pamë, por kompetenca nuk kishim
Që nga Luan Hoxha e deri te kolonelët e Shtabit, bëjnë përgjegjëse Ministrinë. Por dëshmitë dhe kundërsulmi i ushtarakëve nuk i bind prokurorët e dosjes
Tiranë - Të gjitha dëshmitë e ish-ushtarakëve të lartë, të gjitha, pa përjashtim, heqin çdo përgjegjësi nga Shtabi dhe ia kalojnë të gjitha “gjynahet” Ministrisë së Mbrojtjes, madje në rastin e ish-shefit të Shtabit Luan Hoxha, kalohet në “ekstrem” kur gjenerali akuzon direkt dhe ministrin. Dëshmia kryesore, e cila është përmendur në provat që Prokuroria rendit kundër ish-ministrit Mediu dhe zyrtarëve të tjerë të stafit të tij, është procesverbali i marrjes në pyetje të ish-shefit të Shtabit Luan Hoxha, i cili është pyetur tri herë me radhë nga Prokuroria e Tiranës dhe Prokuroria e Përgjithshme, duke theksuar se gjithë veprimet e ushtrisë ishin bërë në zbatim të urdhrave dhe shkresave të dala prej Ministrisë së Mbrojtjes. Megjithatë, duket se ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm nuk ka kursyer në delegimin e përgjegjësive as tre gjeneralë ish-bashkëpunëtorë të tij si drejtues të komandave kryesore. Dëshmia e ish-shefit të Shtabit citohet si një ndër provat kryesore të Prokurorisë kundër gjeneralëve Agim Lala, Zija Bahja dhe Shpëtim Spahiu. Taktika e ish-zyrtarit më të lartë të Ushtrisë, gjeneral-lejtënant Luan Hoxha për të deleguar çdo përgjegjësi te Ministria, si burim i urdhëresave dhe komandat e Shtabit dhe ndërmarrja “MEICO”, si zbatuese të tyre, megjithatë nuk ka ecur për shkak se pas përdorimit të dëshmisë për të fajësuar ish-ministrin, zyrtarët e stafit të tij dhe gjeneralët, Prokuroria ka vënë në akuzë për “shpërdorim detyre” edhe vetë ish-kreun e Shtabit, Luan Hoxha. Duket se jo pa qëllim ai u trajtua gjatë gjithë hetimit si i pandehur dhe pasi tregoi gjithçka, u vendos në akuzë si të tjerët. Hoxha ka qenë në dijeni dhe ka kaluar urdhrat, shkresat dhe informacionet që bënin fjalë për Gërdecin, madje në shumë raste, si ai i dërgimit të kontejnerëve apo fadromës në Gërdec, ka qenë urdhërdhënësi i vetëm.
Përplasjet
Marrëdhënia e ftohtë mes Shtabit të Përgjithshëm dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, e cila filloi vetëm pak ditë pas ngjarjes së ndodhur në Gërdec, është pasqyruar më së miri në qëndrimet e dy palëve. Në dukje konflikti filloi atëherë kur ish-ministri Mediu deklaroi publikisht se ushtria nuk e kishte paralajmëruar për rrezikun dhe problematikën e Gërdecit. Një qëndrim i tillë publik i ish-ministrit është bërë kur Mediu ishte ende në detyrë dhe në zyrën e tij u mor në pyetje nga prokurorët Petrit Bici dhe Genci Qano. Shtabi i Përgjithshëm u kundërpërgjigj publikisht duke akuzuar se, Ministria e Mbrojtjes i kishte dhënë atributet ndërmarrjes “MEICO” për gjithçka që ndodhte në Gërdec. Detyra e ushtrisë përfundonte me transportimin dhe dorëzimin e municioneve. Në këtë linjë dhanë deklarime në Prokurorinë e Tiranës e më pas në Prokurorinë e Përgjithshme, të gjithë gjeneralët e thirrur nga grupi i hetimit. Ata janë shprehur se kishin zbatuar urdhrin e ministrit të Mbrojtjes, i cili pronësinë dhe administrimin e ndërmarrjes së çmontimit në Gërdec ia kishte deleguar ndërmarrjes “MEICO” bashkë me mbikëqyrjen e procesit të çmontimit. Në këtë kohë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha, u pyet fillimisht në zyrën e tij dhe më pas u thirr dy herë në Prokurorinë e Tiranës. Dëshmitë e tij para prokurorëve të kryeqytetit ishin diametralisht të kundërta me qëndrimin e ish-ministrit të Mbrojtjes, i cili, sipas burimeve nga dikasteri përkatës, po kalonte një marrëdhënie e komunikim “të ftohtë” me shefin e Shtabit të Përgjithshëm kohë para tragjedisë së Gërdecit.
Gjeneralët
Në të njëjtën kohë, deklarimet e shefit të Shtabit të Përgjithshëm ishin në një linjë me thëniet e gjeneralëve të tjerë që kishin dhënë sqarime në Prokurori, si zv/shefi i Shtabit të Përgjithshëm, komandanti i Forcës së Bashkuar, drejtori i Drejtorisë së Logjistikës apo ushtarakë të tjerë me grada të larta. Për herë të katërt shefi i Shtabit të Përgjithshëm u thirr të dëshmonte në Prokurorinë e Përgjithshme, pasi aty ishte regjistruar procedimi penal në ngarkim të Fatmir Mediut, referuar akuzës “shpërdorim detyre”. Disa prej gjeneralëve, përfshirë edhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm, veç sqarimeve verbale, paraqitën edhe shkresa e materiale dokumentare në Prokurori. Ata fajësonin për gjithçka që kishte ndodhur ndërmarrjen “MEICO”, të drejtuar nga Ylli Pinari deri më 18 mars, kur ndodhi arrestimi i tij dhe Ministrinë e Mbrojtjes, si hartuese të urdhrave që kishin larguar ushtrinë nga Gërdeci dhe e kishin shmangur atë nga vendimmarrja dhe mbikëqyrja në procesin e demontimit. Gjeneralët, siç duket, nuk ishin mjaftuar vetëm me strategjinë e mbrojtjes, duke sqaruar pozicionin e tyre në ngjarje. Ata ishin hedhur në sulm duke realizuar kështu jo vetëm mbrojtjen më të mirë, por siç duket edhe duke i shërbyer hetimit. Në ditët kur Shtabi i Përgjithshëm dhe Ministria e Mbrojtjes ishin përfshirë në një “luftë të ftohtë” deklaratash, njëri prej prokurorëve të çështjes tha se, debati e kishte ndihmuar hetimin pasi kishte nxjerrë në pah fakte e rrethana me interes për zbardhjen e ngjarjes. “Veprimet e kryera nga ish-ministri Mediu në procedurën e çmontimit dhe demilitarizimit të municioneve dhe zbatimin e kontratës mes ndërmarrjes ‘MEICO’ dhe ‘SAC-Albademil” kishin krijuar te vartësit e tij idenë se ai kishte interesa të veçanta në këtë proces”, - thuhet në kërkesën e Prokurorisë drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit. Aty në fakt nuk përmenden deklarime të gjeneralëve apo emra të tyre, porse ata kanë qenë pjesëmarrës në këtë proces bashkë me Ylli Pinarin, i cili është arrestuar pas tragjedisë së Gërdecit. Disa prej gjeneralëve që janë thirrur në Prokurori kanë shkuar deri aty sa kanë pohuar se jo vetëm ushtria ishte larguar me urdhër shkresor nga Gërdeci, por edhe në rastet kur ishte tentuar të bëhej ndonjë kontroll apo mbikëqyrje për kushtet e sigurisë, forcat ushtarake nuk ishin lejuar të hynin në fabrikë.
BOX
Deklarata i Zija Bahjas: Si mund të mos zbatoja urdhrat e ministrit?
Në një prononcim pas daljes nga Prokuroria e Tiranës, ish-gjenerali Zija Bahja la haptazi të kuptohej se ushtarakët e nivelit të parë apo të dytë nuk mundën veçse të respektonin urdhrat e eprorëve të tyre. Sipas tij, është e lehtë të bëhen interpretime mbrapa në kohë, por për ushtarakët urdhri është gjithçka.
Sipas jush, sa është në dijeni ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit?
Çdo gjë në ushtri bëhet më urdhër, edhe një gozhdë ta shkulësh nga një vend duhet të marrësh urdhër. Kuptohet, ka një qëllim të caktuar, e të tjera me radhë. Gjithmonë raportohej, gjithmonë informohej, raportimet janë në çdo çast për ngjarjet e zakonshme, për çdo 24 orë për veprimtarinë ditore, çdo javë për punët e javës, çdo muaj, çdo tre muaj e më radhë. Pra ka një rregull, Forcat e Armatosura funksionojnë në këtë aspekt në një mënyrë precize. Unë di këtë, që ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, dhe Shtabi i Përgjithshëm, është i informuar rregullisht, sipas të gjithave standardeve të raportimeve që bëhet në Forcat e Armatosura. Është tjetër problem nëse është lexuar, është kushtuar vëmendje apo i ka mbytur rutina e punës dhe nuk i kanë kushtuar vëmendje, po ajo është pastaj se sa e ka realizuar detyrën e vet funksionale njëri ose tjetri, po të analizosh të gjitha procedurat administrative që janë ndjekur për përpilimin e urdhrave e pastaj që janë zbatuar urdhrat në terren, del fare mirë përgjegjësia. Në rastin tim, unë jam komandat i Komandës Mbështetëse dhe kam pasur detyra sipas atyre urdhrave dhe mbi bazën e atyre urdhrave del përgjegjësia ime. Në rast se unë do të kisha përgjegjësi të ruaja apo të siguroja, apo të mbikëqyrja procesin e demontimit, kuptohet që edhe unë do të isha përgjegjës, por përderisa mua një urdhër i tillë ministri nuk më është dhënë, po më është thënë thjesht merr municionet nga depot e tua dhe dorëzoja ndërmarrjes “MEICO” në territorin e Gërdecit, do të thotë që nuk është përgjegjësia ime është përgjegjësia e ndërmarrjes “MEICO” dhe gjithë faktorëve të tjerë që kanë qenë të angazhuar me atë proces. Ata që kanë formuluar urdhrat pastaj, ndoshta duke mos e parë mundësinë reale të njërit ose të tjetrit institucion të ngarkuar me ato detyra, ata janë bashkëpërgjegjës.
A e quani ju veten përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, si e shikoni shkarkimin tuaj?
Unë jam oficer i një vendi, i një shteti që pretendon të jetë demokratik dhe kuptohet me besimin e plotë që këto institucione do të funksionojnë në mënyrë demokratike dhe të ligjshme, prandaj edhe unë kam bërë kërkesë, qoftë ministrit të Mbrojtjes, ta rishikojë qëndrimin e tij dhe ta rianalizojë atë, qoftë edhe Presidentit të Republikës, me cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm, i cili të rishikojë dekretin dhe ai ka mundësi në rast se gjithsecili e ndien veten të përgjegjshëm për institucionin që prezanton dhe përfaqëson, dhe në rast se ka minimalen e asaj të qenit shtetar, jam i bindur se do ta rishikojnë, për mua nxitimi që është bërë. Është bërë ndoshta nga ndonjë keqinformim ose mungesë analize dhe për të nxjerrë një përgjegjës, por përgjegjësi ka kohë. Do të dalin përgjegjësit. Për mua janë thyer ligjet. Unë di të them edhe këtë gjë, që asnjëherë s'jam pyetur nga hetuesia. Kjo pasi hetuesit dhe prokurorët i kanë përpara dokumentet e shkruara dhe nuk kanë nevojë, përderisa nuk kanë pasur objekt. Ushtaraku nuk shkon atje ku nuk ka urdhrin, madje është në kulturën e punës së ushtarakut mos t’i fusë hundët vend e pa vend, ka të bëjë me sekret shtetëror, ka të bëjë me sekret ushtarak etj., secili ka sektorin e vet të punës dhe përgjigjet për atë. Në zbatim të urdhrave të ministrit ose për probleme të tjera që dalin s'ka qenë të parashikuar te urdhri i ministrit, Shtabi i Përgjithshëm ka nxjerrë urdhrat përkatës, qoftë për dërgimin e fadromave, qoftë për përshpejtimin e punës, qoftë për rishikimin e inventarit të municioneve të tjerave me radhë, për furnizimin me karburant për efekt të kthimit me shpejtësi të detyrave të asgjësimit të municioneve, përshpejtimi i transporti. Ka pasur një gatishmëri shumë të madhe që urdhrat e ministrit të zbatoheshin me rigorozitet. Kjo është në natyrën e ushtarakut.
22 Maj 2009