E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndalohet 25-vjeçarja, ofronte seks për 3 mijë lekë në një hotel në kryeqytet



Tiranë – Një hotel në Tiranës është identifikuar si vatër e seksit me pagesë, ndërsa është kapur “me presh në duar” një grua e njohur si “mjeshtre” e shuarjes së epsheve seksuale, kundrejt një tarife fikse. Klienti i radhës ka “zgurdulluar” sytë kur teksa do të niste marrëdhënien i behën agjentët e policisë të cilët e arrestuan atë dhe gruan e seksit.
Arrestimi
Burime të hetimit të Policisë së Tiranës, i thanë dje gazetës “Albania” se u krye arrestimi i 25-vjeçares Nadire Kallmaçaku, lindur dhe banues në Durrës. E dënuar edhe më parë për “prostitucion”, Kallmaçaku është kapur rreth orës 11:30, duke ushtruar prostitucion, kundrejt shumës prej 3 000 lekësh, në mjediset e një hoteli të njohur në kryeqytet. Policia tha se kishte të dhëna paraprake për përfshirjen e radhës së Nadiresë, në prostitucion. Madje një grup agjentësh të policisë së Tiranës, kishin vënën nën vëzhgim 25-vjeçaren, duke planifikuar dhe infiltrimin e një prej tyre me qëllim kapjen e të dyshuarës “me presh në duar”. Por ky plan nuk ka qenë i nevojshëm të realizohej sepse pikërisht dje në orën 11:30, ndërsa vëzhgohej në distancë të afërt, Nadireja është parë të hyjë me një burrë brenda hotelit vetëm disa metra larg qendrës së Tiranë.
Ndjekja
Pasi kanë marrë një dhomë, të cilën sigurisht e ka paguar “partneri”, që të dy janë ngjitur lart për të filluar seancën e seksit. Vetëm pak minuta më vonë, kur që të dy ndodheshin nën “avujt” e aktit seksual, brenda në dhomë kanë hyrë një tufë agjentësh të policisë. Ata kanë arrestuar në kushtet e flagrancës 25-vjeçaren Nadire Kallmaçaku si dhe kanë shoqëruar klientin e saj i cili më pas është lënë i lirë. Për 25-vjeçaren, u mor masa e arrestit për konsumim të veprës penale të “Prostitucionit”. Por ndërsa bëhej verifikimi i dosjes së të arrestuarës, u zbardh edhe fakti se ajo, ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Durrës, kishte dhënë një vendim burgosjeje ndaj saj. Gjykata e qytetit bregdetar me një vendim të datës 23 Prill 2007, e ka dënuar Nadire Kallmaçakun me tre muaj heqje lirie, për veprën penale të “Prostitucionit”.

22 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›