E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplasen fizikisht banorët me policinë

21/04/2009  Konflikti për tokën te vilat qeveritare

VLORE- Konflikti për pronat mes vilave qeveritare, Gardës së Republikës dhe disa pronarëve në zonën e vilave ka vijuar edhe gjatë ditës së djeshme për rreth 4 orë. Gjithçka ka nisur mbasi punëtorët kanë filluar punimet për vazhdimin e rrethimit të territorit të vilave, në këtë kohë pronarët e ligjshëm të tokës që kanë brenda territorit të vilave me tapi të rregullta nuk kanë lejuar të vazhdojnë punimet, në këtë kohë kanë ndërhyrë forcat speciale të Gardës të ardhura posaçërisht nga Tirana duke u përplasur ashpër me ta. Në ndihmë të forcave të Gardës kanë ndërhyrë forcat e rendit, duke keqtrajtuar pronarët dhe me dhunë kanë nxjerrë nga prona e ligjshme pronarët, burra, gra dhe fëmijë. Situata është bërë kaotike kur forcat speciale të Gardës së Republikës policia e rendit si dhe ajo e ndërhyrjes kanë mbërritur pranë vilave, ku janë pretendentë pronar të tokave në këtë zonë. Konflikti për përcaktimin e pronësisë së kësaj zone vijon prej më se më shumë se tre muajsh. Përplasjet e pronarëve ditën e djeshme me oficerë të Gardës dhe efektivë të Policisë së Rendit kanë qenë të ashpra deri dhe në përplasje fizike midis palëve, ku dhe pati të plagosur nga të gjitha palët, por më shumë pati të plagosur gra dhe fëmijë dhe pleq, dy të rinj dhe një i moshuar u shoqëruan në komisariat duke i futur me forcë në furgonë të Policisë së Rendit nga forcat speciale të Gardës. Më pas policia ka shoqëruar në komisariat tre pjesëtarë të familjes Kadëna, ndërsa pas kësaj Garda ka vijuar e rrethimin e tokës, e cila dje është zyrtarizuar de fakto në pronësi të kësaj të fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›