E Shtunë, 31 Tetor 2026

Administrata doganore, tender për skanerët

21/04/2009  Pikat kufitare

Kontrolli në pikat kufitare doganore do të bëhet me skaner. Bëhet fjalë për një projekt që ka administrata doganore për të pajisur të gjitha pikat doganore me skaner për kontrollin e kontejnerëve dhe trajlërve transportues. Sigurimi i skanerëve do të bëhet me anën e një procesi tenderimi. Nëse këto skaner do të mundësohen, atëherë do të arrihet kontrolli i imtësishëm i mallrave që fusin bizneset nëpërmjet pikave kufitare. “Kontroll me skaner kryhet për afro 80 për qind të kontejnerëve që hyjnë në vendin tonë nëpërmjet portit të Durrësit. Gjatë vitit 2008 është bërë i mundur kontrolli efektiv i automjeteve në urat ngritëse”,- janë shprehur burime nga doganat. Gjatë tre viteve të fundit është bërë e mundur pajisja e të gjitha pikave doganore kufitare me aparaturat e kontrollit radioaktiv, siç janë aparaturat fikse dhe detektorë dore, me qen të skuadrave antidrogë, apo edhe me pajisje të tjera për zbulimin e drogës në automjete, apo ngarkesa.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›