Sarkozi fton Berishën për një takim kokë më kokë
21/04/2009 Kryeministri i Shqipërisë do të zhvillojë një vizitë njëditore në Francë
Pritet që palët të diskutojnë për aplikimin e Shqipërisë për statusin vendit kandidat në BE
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha do të zhvillojë një vizitë pune njëditore në Francë, ku do të ketë një takim të veçantë me Presidentin e Francës Nikola Sarkozi në Pallatin “Shën-Elize”. Nga zyra e Kryeministrisë nuk bëhen të ditura detajet e takimit mes kreut të qeverisë shqiptare dhe kreut të një prej shteteve të fuqishme të Bashkimit Evropian. Gjithsesi, mësohet se zhvillime aktuale politike në vendit tonë dhe veçanërisht përkrahja e Francës ndaj proceseve integruese të Shqipërisë në Bashkimin Evropian pitet të jenë në qendër të këtij takimi.
Vizita
Vizita e Kryeministrit Berisha në Francë duket se është projektuar në fillim të këtij muaji, kur së bashku me Presidentin e republikës dhe delegacionin shqiptar mori pjesë në samitin e organizuar në Strasburg dhe Kehln për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO. Çështja e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare dhe standardet që duhet të plotësojë vendi ynë për të marrë mbështetjen e vendeve anëtare të BE-së lidhur me aplikimin nga Shqipëria për statusin e vendit kandidat pritet të jetë edhe tema kryesore e diskutimit mes dy liderëve. Dihet se Franca është ndër vendet kryesore për sa i takon vendimmarrjes brenda Bashkimit Evropian, pjesë e cilës vendi ynë kërkon të jetë. Fjala e saj ndaj vendeve të tjera anëtare të BE-së zë një vend të rëndësishëm. Dhe vendi ynë ka nevojë pikërisht për mbështetjen e këtij shtetit, në një kohë kur po përgatitet të aplikojë për statusin e vendit kandidat për në BE. Vizita e Kryeministri Berisha vjen dy muaj para datës së zgjedhjeve parlamentare, të cilat sipas zërave të ndërkombëtarëve të ndryshëm do të luajnë një rol kyç dhe të rëndësishëm në vendimmarrjen e autoriteteve të Bashkimit Evropian për të dhënë një përgjigje pozitive ndaj kërkesës së Tiranës zyrtare. Ndërkohë para pas ditësh për këtë çështje u prononcua edhe zëdhënësja e Komisionit Evropian Kristina Nagi. Edhe ajo përsëriti faktin se mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme të rregullta dhe transparente në qershor është vendimtare për aplikimin e Shqipërisë. Lidhur me aplikimin ajo tha se është presidenca ceke e BE-së ajo që do të vendosë datën e këtij aplikimi. “Komisioni Evropian ka kontakte të rregullta me kandidatët e mundshëm si Shqipëria dhe çështja e aplikimit është diskutuar disa herë gjatë muajit të fundit. Megjithatë, varet nga presidenca çeke për të përcaktuar një datë të caktuar për aplikimin”, - tha Nagi. Ndërkohë situata është serioze pas bojkotit që PS-ja i bëri Parlamentit për shkak të ecurisë së procesit të pajisjes së qytetarëve me karta identiteti, që sipas saj është i dështuar.
Ftesa
Presidenti i Francës është ftuar nga Kryeministri Berisha të vizitojë Shqipërinë qysh vitin e kaluar. “I ripërsërita ftesën për të vizituar Shqipërinë. Presidenti Sarkozi më siguroi se ai do të vizitojë vendin tonë, e cila do të shënojë një ngjarje historike, vizitën e parë të Presidentit të Republikës franceze në Shqipëri”, - ka deklaruar Kryeministri Berisha gjatë një komunikimi për mediet më 2008-n.