Përplasen furgonët, vdes një 48-vjçare
Shkodër
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 48-vjeçareje dhe plagosjen rëndë të dy personave ka ndodhur dje paradite në aksin rrugor Shkodër-Muriqan. Ngjarja rrugore ka ndodhur rreth orës 09:30 të së martës në afërsi të fshatit Zus. Në aksident janë përfshirë dy furgona pasagjerësh, nga përplasja e të cilëve ka gjetur vdekjen e menjëhershme Albina Gocaj, 48 vjeçe, si dhe janë plagosur rëndë shtetasit Valentin Gocaj, 52 vjeç, dhe Vehbi Verri 42 vjeç. Mësohet se viktima dhe të plagosurit ishin pasagjerë në njërin prej furgonëve. Nga hetimet e para mësohet se shkak i aksidentit mendohet të jetë bërë shpejtësia e madhe e lëvizjes së dy automjeteve.
#