E Diel, 1 Nëntor 2026

Sondazhi, bie mbështetja për Gruevskin

Maqedoni, shqetësim për çështjen e emrit

Sipas një ankete të realizuar nga instituti për demokraci sociale “Progres” në Maqedoni, 61 për qind e qytetarëve vlerësojnë se gjashtë muajt e ardhshëm janë vendimtare për zgjidhjen e çështjes së emrit. Sipas të dhënave të këtij hulumtimi, 44 për qind e të anketuarve vlerësojnë se nëse në gjashtë muajt e ardhshëm nuk gjendet zgjidhje për emrin do të përkeqësohen marrëdhëniet ndëretnike në vend, 25 nuk janë pajtuar më këtë, ndërsa 31 nuk kanë dhënë një përgjigje. Rreth 60 për qind e të anketuarve vlerësojnë se nuk do të radikalizohet faktori politik shqiptar nëse nuk zgjidhet çështja e emrit. Afër 70 për qind e qytetarëve mendojnë se viti 2010 në planin ekonomik do të jetë më i vështirë. Një pjesë e anketës bën fjalë edhe për mbështetjen aktuale të partive politike nga zgjedhësit. Kështu që nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet në Maqedoni, sipas rezultateve të anketës, 21,4 për qind do të votonin për VMRO-DPMNE e Kryeministrit Nikolla Gruevski, 13,9 për LSDM-në, 8,2 për BDI, 4,5 për PDSH-në dhe 1,5 për DR-në. Anketa është realizuar me 1160 qytetarë më 26 dhe 27 dhjetor. Si plotësim, duke e marrë parasysh paralajmërimin e partive politike shqiptare për radikalizim të mundshëm të situatës nëse Republika e Maqedonisë edhe pas 6 muajve nuk realizon përparim në rrugën kah BE dhe NATO, shumica e të anketuarve ishin të mendimit se situata nuk do të tensionohet.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›