Rrëshqitja e dherave vështirëson qarkullimin në rrugë
Kukës
Reshjet e shiut kanë krijuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve në rrugët nacionale dhe rajonale të Kukësit. Në aksin rrugor Kukës-Tiranë, në segmentet e Kalimashit, Shëmrisë dhe Qafë Shllakut, për shkak të lagështirës kanë rënë inerte nga skarpata dhe vetëm falë ndërhyrjes së tre fadromave situata është mbajtur nën kontroll. Probleme ka pasur dhe në segmentin e rrugës Fierzë-Qafë Mali, ku ka pasur shembje të skarpatës dhe rënie gurësh. Ky segment rrugor, për shumë ishte bllokuar për shkak të shkarkimeve nga hidrocentrali, që krijonin në faqen e malit frikën e shembjes masive të malit.
#