Qeveria të japë para në dorë për të përmbyturit
Rama
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, vizitoi sërish dje zonat e përmbytura në zonën e Shkodrës, i shoqëruar nga disa deputetë të kësaj partie. Gjatë takimeve me banorët, kreu socialist deklaroi se qeveria duhet të nxjerrë një fond asistence të menjëhershme ekonomike dhe sociale për këto familje, duke iu dhënë para në dorë, në mënyrë që t’u dalin për zot nevojave të tyre të ditës. “Kjo është një nga ato katastrofat që nuk mund të mbulohet. E vërteta e këtyre katastrofave mund të vonojë, por nuk do të harrohet, sepse është e pamundur që për shkak të keqqeverisjes dhe për arsye që lidhen me babëzinë, që lidhen me korrupsionin, që lidhen me fshehjen e një grope të madhe ende plotësisht të pabërë publike, siç është gropa e krizës ekonomike, është absolutisht e pamundur që kjo katastrofë të mos zbardhet dhe që e vërteta të mos dalë”, tha ai.
#