E Shtunë, 31 Tetor 2026

Posta dhe Telekomi dhurojnë 10 mijë euro

Kosova

Posta dhe Telekomi i Kosovës kanë ofruar ndihmë në vlerë prej 10 mijë eurosh për banorët e përmbytur në Shqipëri, të cilët prej ditësh qëndrojnë jashtë shtëpive të tyre, për shkak të vërshimit të lumenjve. Drejtori Ekzekutiv i PTK-së, Shyqyri Haxha, deklaroi se Posta dhe Telekomi i është bashkëngjitur ndihmës së qeverisë së Kosovës për banorët që kanë e pësuar nga vala e rëndë e përmbytjeve në Shqipëri. “Ndihma jonë për zonat e përmbytura në Shqipëri kap shumën prej 10 mijë eurosh, të cilat do të jenë ndihmë e menjëhershme që do t’u dërgohen banorëve më të prekur”, u shpreh Haxha. Sipas tij, përveç kësaj ndihme materiale, PTK, ka paraparë edhe një formë tjetër shtesë për të mbledhur ndihma, duke ua mundësuar të gjithë konsumatorëve të VALA-s dhe Telekomit që ta bëjnë këtë me anë të thirrjeve apo dërgimit të sms-ve në numrat 0900900 apo 8090. Thirrja dhe SMS kushton vetëm 50 cent. Shërbimi zgjat një muaj dhe i gjithë fondi do të shkojë për familjet e prekura.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›